Si te shkruash thyesat ne Word

Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te shkruash thyesat ne Word (dmth fraksionet). Mund te ndodh qe kur jeni duke punuar ne nje dokumet Word, te jete e nevojshme qe te shkruani edhe thyesa. Prandaj nese nuk dini se si ti shkruani thyesat ne formatin e duhur, atehere me poshte do ju tregojme se si ta beni pavarësisht nëse përdorni Word per kompjuter, Word online, apo aplikacionin Word per telefon. Per me shume detaje vazhdoni lexoni me tej.

Permbajtja

Si te shkruash thyesat ne Word: nga Word per Kompjuter

Si te shkruash thyesat ne Word

Nëse doni të dini se si të shkruani thyesat në mënyrë korrekte në programin klasik të Microsoft Word për kompjuter Windows dhe macOS, atehere në kapitujt e ardhshëm do të shpjegojme se si ta bëni këtë duke përdorur dy veçori: simbole ose ekuacione. Le të shohim tani se si të vazhdojmë.

Metoda e parë e thjeshtë dhe e menjëhershme është përdorimi i simboleve në Word. Këto janë fraksione/thyesa të paracaktuara që mund t’i shtoni lehtësisht duke përdorur panelin e duhur. Mjafton qe në dokumentin tuaj Word, vendosni kursorin e mausit aty ku dëshironi të futni fraksionin/thyesen dhe zgjidhni skedën fut/inserisci/Insert në shiritin e sipërm të veglave (ne shiritin blu).

Pasi të bëhet kjo, shtypni te artikujt Simbols (shenja Ω siper djathtas), pastaj shtypni Simbole te tjera/Altri simboli (shenja Ω qe ndodhet poshte simboleve qe shfaqen). Tani do hapet nje dritare, dhe ne te djathte keni menu renese qe quhet Nënbashkësite/Sottoinsieme. Klikoni mbi te dhe nga lista qe shfaqet zgjidhni formatet numerike/Formati numerici. Më pas do t’ju shfaqen disa simbole që përfaqësojnë disa thyesa specifike. Zgjidhni atë që ju intereson dhe shtypni butonin Fut/Inserisci për ta shtuar në faqen e dokumentit.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Metoda e dytë konsiston në përdorimin e funksionit Ekuacion/Equazione për të shtypur çdo lloj thyese, qoftë edhe me shprehje apo ekuacione. Per te vazhduar, në dokumentin tuaj Word, vendosni kursorin e mausit aty ku dëshironi të futni fraksionin/thyesen dhe zgjidhni skedën Fut/Inserisci/Insert në shiritin e sipërm të veglave (shiriti blu siper).

Në këtë pikë, shtypni butonin Ekuacioni/Equazione (shenja pi Π, siper shenjes Ω ne te djathte) për të futur një kuti teksti në dokument. Tani, shtypni butonin Frazione/Fraction në shiritin e sipërm të veglave (nese nuk shfaqet direkt, klikoni ne skeden Frazione/Fraction qe eshte shtuar siper ne shiritin blu) dhe zgjidhni stilin e fraksionit/thyeses që dëshironi të shkruani. Në kutinë e tekstit, klikoni dhe shkruani ne numërues dhe më pas ne emërues për të mbushur këto fusha te thyeses.

Përndryshe, brenda kutisë së tekstit, mund të përdorni gjithashtu simbolin/si ndarës midis numëruesit dhe emëruesit. Per shembull, 2/4 ose (2+x)/(1+4x) etj. Në këtë mënyrë, Word do ta shndërrojë automatikisht ekuacionin në një ne thyese të formatuar sic duhet.

Si te shkruash thyesat ne Word: nga Word Online

Si te shkruash thyesat ne Word

Nëse keni nevojë të futni fraksione/thyesa në dokumentet tuaja Word Online, le të shohim se si të vazhdojmë duke përdorur funksionin e duhur të Ekuacionit, i pranishëm në këtë version falas online të Microsoft Word.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Së pari, hapni dokumentin tuaj ne Word Online dhe vendosni kursorin e mausit në dokumentin ku dëshironi të futni fraksionin. Pasi të jetë bërë kjo, shkoni te skeda Fut/Inserisci/Insert në shiritin e sipërm të veglave dhe shtypni butonin Ekuacion/Equazione, për të shfaqur nje shirit anësor.

Në këtë pikë, zgjidhni skedën Strukturat/Strutture dhe më pas shtypni butonin e thyesave (x/y), për të parë llojet e strukturave të thyesave nga të cilat mund të zgjidhni. Pastaj klikoni mbi njërën prej tyre për të filluar ta shkruani në kutinë qe gjeni në krye, duke zgjedhur zonën e numëruesit dhe më pas zonën e emëruesit.

Kur të keni përpiluar fraksionin/thyesen tuaj, shtypni butonin Fut në faqe/Inserisci nella pagina për ta shfaqur atë në zonën e saktë të dokumentit ku keni pozicionuar kursorin. Nëse duhet të ndryshoni shprehjen për shkak të ndonjë gabimi ne shkrim, klikoni mbi ekuacionin dhe në kutinë që shfaqet, shtypni butonin Ekuacioni për të shfaqur shiritin anësor dhe për të ndryshuar thyesën dhe të dhënat e tjera.

Si te shkruash thyesat ne Word: nga App Word per Telefon

Nëse preferoni të punoni me telefon ose tablet, atehere ju mund te shkruani thyesa në Word duke përdorur aplikacionin per telefon Android dhe iPhone. Në këtë rast, do të shpjegojme se si ta bëni këtë duke përdorur funksionin Equation/Equazione i disponueshëm në aplikacionin Word për telefonat inteligjentë dhe tabletët.

Fillimisht, hapni aplikacionin Word (ose Microsoft 365) në smartfonin ose tabletin tuaj dhe hapni dokumentin e tekstit me të cilin duhet të punoni. Poziciononi kursorin ku dëshironi të futni fraksionin/thyesen dhe shtypni skedën Fut/Inserisci/Insert në krye nga një tablet, ose në menunë rënëse në fund nga një telefon.

Në këtë pikë, shtypni në artikullin Ekuacioni/Equazione, për të futur një kuti teksti në pikën e dokumentit që keni zgjedhur më parë. Prekni brenda kësaj kutie teksti dhe shkruani thyesën tuaj duke u kujdesur që të ndani numëruesin nga emëruesi me simbolin/nga tastiera e telefonit. Mund të shkruani për shembull 2/4 ose (2+x)/(1+4x) etj.

Kur të keni mbaruar, shtypni butonit Enter në tastierën tuaj te telefonit për të përfunduar futjen e ekuacionit i cili automatikisht do të formatohet saktë si thyese.