Si te kuptosh nese dikush po genjen thote rrena eshte rrenacak genjeshtar

Si te kuptosh nese dikush po genjen

Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te kuptosh nese dikush po genjen (eshte genjeshtar dmth rrenacak). Ne fakt nuk eshte e thjeshte te kuptosh nese dikush genjen apo jo sepse kjo varet nga shenjat qe shfaq cdo person, te cilat nuk mund te pergjithesohen per te gjithe njerezit. Megjithate duke verejtur me vemendje disa sjellje apo shikime, ju mund te kuptoni te verteten.

Permbajtja

Si te kuptosh nese dikush po genjen

Me poshte do ju japim nje liste me shenja te cilat mund t’ju ndihmojne qe te kuptoni te verteten dhe te keni ide me te qarta ne lidhje me faktin nese po ju genjejne apo jo.

1. Shihni nëse personi tjeter mbulon sytë apo gojën kur flet.

Ata që gënjejnë mund të fshehin fytyrën e tyre në mënyrë që të mos shikohen duke thënë një gënjeshtër. Vini re nëse vendos një dorë mbi sytë e tij për të shmangur kontaktin me sy ose con dorën në gojë. 

    • Kuptohet qe mund të mos i fshehë plotësisht sytë ose gojën, por mund ta bëjë atë pjesërisht në njërën anë të fytyrës, në mënyrë që të mbulohet vetëm një sy, ose mund të prekë buzët duke i mbuluar nje pjese me dore.

2. Shikoni nëse buzëqesh në mënyrë të paqartë.

Si te kuptosh nese dikush po genjen thote rrena eshte rrenacak genjeshtar

Një gënjeshtar priret të buzëqeshë duke shtrënguar buzet dhe duke shmangur shikimet. Dmth mund të përpiqet të fshehë shprehjen e vërtetë të fytyrës duke u perpjekur te buzëqeshe. Ne fakt, një buzëqeshje e sinqertë shoqërohet me shfaqjen e “rrudhave” në anët e syve.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

3. Vini re nëse hap dhe mbyll shpesh qepallat e syve.

Kur dikush gënjen, mund të fillojë të hape dhe mbylle më shpesh qepallat se zakonisht. Prandaj, bëni kontakt me sy për të parë nëse ndryshon ritmin në të cilin ato levizin. 

    • Për shembull, nese e pyetët për diçka dhe fillon të hape dhe mbylle me shpesh qepallat përpara se të përgjigjet, atehere mund te përpiqet t’ju gënjejë.

4. Vini re nëse ai kafshon buzët.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Ata që thonë gënjeshtra mund të ndjejnë një ndjesi të fortë nervozizmi dhe këto emocione bëjnë që të kafshojne buzën e poshtme. 

    • Për shembull, mund të kafshojë buzën kur i bëni një pyetje ose pasi t’i përgjigjet asaj.

5. Shihni nëse vrimat e hundes zgjerohen kur flisni.

Si te kuptosh nese dikush po genjen thote rrena eshte rrenacak genjeshtar

Kjo mund te ndodh sepse deshiron te mbrohet dhe ka frike se bashkëbiseduesi do ta zbuloje gënjeshtrën.

    • Provoni t’i bëni një pyetje dhe shikoni hundën ndërsa personi përgjigjet.

6. Shihni nëse djersitet edhe nëse nuk është vertete vape.

Kjo eshte nje shenje nervozizmi nga biseda. Shikoni ballin, zonën e buzëve dhe sqetullat për të parë nëse ka djersitur. Kjo eshte nje shenje e mire se si te kuptosh nese dikush po genjen.

    • Mund të filloje të djersitet duke filluar nga vija e flokëve.

7. Shikoni nëse luan me flokët ose mjekrën.

Mund të fillojë të mbështjell një fije floku rreth gishtit ose të kalojë duart nëpër flokë. Nëse ka mjekër, mund ta masazhojë. 

    • Kushtojini vëmendje shpeshtësisë së këtyre gjesteve. Ka më shumë gjasa të gënjejë nëse luan me flokët ose mjekrën gjatë gjithë bisedës.

8. Shikoni duart për të parë nëse i fsheh (dmth i fut ne xhepa) apo i lëviz me nervozizem gjate bisedes.

Në disa raste, mund të ndiejë nevojën për të fshehur duart duke i mbajtur ne xhepa gjate bisedes. Ju gjithashtu mund të vini re se i përdor ato për të mbajtur ose prekur objekte të rastësishme.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web
    • Për shembull, mund të fillojë të kërcasë gishtat ose të luajë me një pulle në këmishë, dmth kjo tregon se eshte nervoz.

9. Vini re nese ka ndonje ndryshim në tonin e zërit.

Si te kuptosh nese dikush po genjen thote rrena eshte rrenacak genjeshtar

Gënjeshtra rrit nervozizmin dhe ky efekt mund të çojë në një ngurtësim të përgjithshëm të trupit, duke ndikuar edhe në tonin e zërit. Ne fakt ka nga ata që e bëjnë atë më të mprehtë dhe nga ata që flasin me një zë më të ulët.

    • Prsh kur dikush po tregon atë që beri mbrëmë dhe befas flet me ze me te ulet ose larte. Është e mundur që në atë pasazh ai filloi të gënjejë.

10. Vini re nëse shpejton apo ngadalëson të folurit gjate bisedes.

Gënjeshtarët priren të flasin më ngadalë ndërsa shpikin gënjeshtrën, por ata gjithashtu mund të flasin më shpejt nese përsërisin një gënjeshtër qe kane pasur gati. Është normale që shpejtësia e të folurit të luhatet në këto raste. 

    • Për shembull, fillimisht mund t’ju japin ne seri faktesh shumë shpejt dhe kur përpiqet t’u përgjigjet disa pyetjeve, mund të flasë më ngadalë për t’i dhënë vetes kohë për të shpikur një histori të besueshme.

11. Shikoni ndryshimet në strukturën e fjalive.

Në mënyrë tipike, gënjeshtarët rregullojnë mënyrën se si e thonë gënjeshtrën kur ndihen më të sigurt për historinë. Ata mund t’i raportojnë faktet duke bere pushime, ndërsa përpiqen të shpikin diçka, apo te shprehen me fjali komplekse dhe të gjata në përpjekje për të bindur bashkëbiseduesin. 

    • Për shembull, mund të përgjigjet fillimisht, duke thënë vetëm “Isha vetëm”, ​​”u ktheva drejt ne shtepi” dhe më vonë të shprehet me fjali më komplekse, si prsh: Isha plotësisht vetëm dje, mund te pyesesh shoket e mi qe te sigurohesh. Unë isha vetëm, kështu që nuk ka asnjë arsye për të pasur dyshime.

12. Pyeteni për më shumë detaje dhe shikoni nëse e ndryshon versionin.

Ata që gënjejnë duhet të shpikin një histori, ndaj ndoshta e kanë të vështirë të fiksojne detajet dhe kjo eshte nje nga menyrat me te mira se si te kuptosh nese dikush po genjen. Kur e pyet për më shumë informacion, dhe mezi e shtjellon atë që ka thënë tashmë, atehere mund të gënjejë.

    • Le të themi se dyshoni se partneri juaj po gënjen se po punon kur në fakt, ai është xhiro me miqtë. Ai mund të thotë: “Kisha shume pune sot” ose “Sot nuk kisha shume pune, ishte qetesi”.
    • Ju mund ta pyesni: “Sa kliente erdhen sot ne pune?”, “Cfar materiali erdhen per te blere?” ose “Cfar pershtypje pati nje klient specifik mbi produktin?” për të parë nëse shton më shumë detaje. Sa me shume pyetje specifike dhe me detaje ti beni, me te veshtire do e kete te pergjigjet, nese genjen.

13. Bëjini pyetje për të parë nëse përgjigjet me shpejtesi.

Është normale të marrësh një moment për të menduar për përgjigjen përpara se të flasesh apo kur te pyesin. Megjithatë, ata që gënjejnë shpesh përgjigjen menjëherë sepse tashmë janë përgatitur per pergjigjen

    • Provoni ta pyesni: “Çfarë ndodhi ate darke?”, “Ishe me njeri tjeter?”, “Cfar bere me pare?” ose “Cfar te beri pershtypje?”.
    • Nëse ju japin nje përgjigje te shkurtër dhe jo te detajuar për të justifikuar një kohe te gjate, ka mundësi që po ju gënjejne.

14. Përdorni pyetje me pergjigje të hapura për ta bere qe te pengohet me kembet e veta.

Pyetjet me pergjigje te hapur i mundësojnë bashkëbiseduesit të shtojë elemente në versionin e tij të fakteve. Ato përbëjnë një punë shtesë për ata që duhet të përgjigjen, por lejojnë të identifikojmë se ku fshihen mangesite në rast të gënjeshtrës. 

    • Ju mund të pyesni, “Kush ishte tjetër atje me ty?” në vend të “Ishe vetëm ti?” ose “Cilat kenge degjove te festa ?” në vend të “A kishte kenge te festa?”

15. Bëjini ta tregojnë historinë mbrapsht për të kontrolluar ndonjë mospërputhje.

Ata që gënjejnë mund të jenë shumë të mirë për të thënë një gënjeshtër të përgatitur, por nëse duhet ta thonë mbrapsh, zakonisht rrezikojnë të bëjnë gabime.

    • Mund ti thoni: “Dakort. Më shpjegoni përsëri se çfarë ndodhi, por këtë herë nga fundi në fillim”.

16. Vini re nëse përsërit pyetjet tuaja.

Kur dikush fsheh të vërtetën, shpesh i duhet më shumë kohë për të formuluar një përgjigje për pyetjet që i bëhen. Për këtë arsye, përpiqen të blejne kohë duke e përsëritur pyetjen përpara se të përgjigjen.

    • Pyeteni prsh: “Ku ishe dje?” për të parë nëse ata përgjigjen kështu: “Ku isha dje? Isha në shtëpi”.
    • Gjithashtu mund të fillojne me lajka për të blerë kohë, të tilla si “Kjo është një pyetje interesante” ose “Faleminderit që pyet se do ta thoja vete”.

17. Kushtojini vëmendje te vecante detajeve që mund të verifikoni vertetesine.

Ju mund të kuptoni nese dikush genjen duke mbajtur mend dhe duke kontrolluar faktet në historinë e tij. Edhe kjo eshte nje menyre shume e mire se si te kuptosh nese dikush po genjen.

    • Për shembull, e marim sikur një koleg ju thotë se ka bere fotokopje ne dyqanin afër zyrës, por ju dyshoni se ai ka perdorur printerin tuaj. Mund ta pyesni nese atje behen fotokopje me ngjyra apo shiten letra formati, në mënyrë që të kontrolloni përgjigjen e tij më vonë.

18. Bëni pyetje ku theksohet ndershmëria e tij/saj.

Një gënjeshtar dëshiron të fitojë besimin tuaj, kështu që mund të deklarojë hapur se ka qëllime të sinqerta. Deklaratat si: “Nuk dua të të gënjej”, tregojnë se ai po gënjen. Sa herë që dëgjoni këto fraza, thelloni versionin e ngjarjeve.

19. Ribejini nje pyetje te cilen ja keni bere kohe me pare dhe qe e mbani shume mire mend pergjigjen qe ka dhene.

Ne kete menyre ju do te kuptoni nese pergjigjet korrispondojne dhe nese vereni ndryshime versionesh, atehere po ju genjejne.

20. Shikoni levizjen e syve para se ti pergjigjet pyetjes tuaj.

Nese sposton syte siper djathtas (e djathta e personit qe pergjigjet pyetjes), eshte duke imagjinuar dicka ose po genjen. Nese sposton syte siper manjtaz (e manjta e personit qe pergjigjet pyetjes), atehere po perpiqet qe te kujtoje ngjarjen qe ka ndodhur.

Keshilla

  • Mos u mbështetni shumë në kontaktin me sy për të kuptuar nëse dikush gënjen. Ne fakt mungesa e tij nuk tregon domosdoshmërisht një gënjeshtar, sepse personi tjeter mund te jete prsh edhe i turpshem.
  • Disa njerëz japin përshtypjen se gënjejnë edhe kur thonë të vërtetën, prandaj eshtë më e lehtë të dallosh një gënjeshtër kur ke të bësh me dikë që e njeh mirë sepse e di se si sillen dhe flasin normalisht.
  • Bejini nje pyetje te ciles ja dini “me siguri” pergjigjen per te pare se si reagojne.
  • Te kontrolloni bisedat ne rrjete sociale si WhatsApp (android/iPhone), gjithashtu mund t’ju ndihoje te kuptoni nese ju genjen.