Si te kuptosh nese nje femije eshte me depresion

Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te kuptosh nese nje femije eshte me depresion dmth vuan nga depresioni. Ky eshte nje shqetesim qe nuk prek vetem te rriturit por edhe te miturit. Megjithate ndryshimi qendron ne faktin se te femijet eshte me e veshtire qe ta kuptosh, prandaj do bere sa me shume kujdes dhe do kapur cdo shenje fillestare per ti ndihmuar dhe per mos te lejuar perkeqesime te cilat mund te vijne shpejt ose pas vitesh.

Permbajtja

Si te kuptosh nese nje femije eshte me depresion: Shikoni nese ka lëkundje emocionale

Si te kuptosh nese nje femije eshte me depresion

Ju duhet te vëzhgoni me kujdes gjendjet e tij emocionale dhe luhatjet e humorit. Është normale që fëmijët t’i kenë ato herë pas here, por nëse ato ndodhin shumë shpesh, mund të jenë simptomë e depresionit.

1. Vini re nese eshte i trishtuar apo shqetësuar per periudha te gjata kohe. Prsh nëse qan shumë, nëse shfaq shenja dëshpërimi, nëse shpreh humor të keq, nëse shfaqet gjithmonë nervoz. Dmth ju duhet te përpiqeni të kuptoni nëse ai përjeton gjendje tensioni me një frekuencë të caktuar. Nje shembull do ishte lagia e shtratit, edhe pse e ke kaluar prej kohësh atë fazë. Kjo mund të tregojë një shqetesim me diçka, ose me dikë, ose një frikë.

    • Vini re nëse femija nuk eshte ne gjendje të perballoje mungesën e diçkaje. Prsh nese i hiqni nje loder qe do shume dhe rri i merzitur per jave/muaj.

2. Vini re nëse ajo thotë fjalë që shprehin faj ose dëshpërim. Nëse fëmija thotë shpesh fjale te tipit: është faji im, ose nuk me hyn ne pune, ose eshte kot, atehere ka dy mundësi, ose është një rebelim i thjeshtë, ose mund të jetë një shqetësim më serioz i lidhur me ankthin.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web
    • Nëse fëmija eshte ne depresion, ndoshta nuk do kete deshire per te bere mesimet dhe shkuar ne shkolle, duke treguar një mosinteresim të përgjithshëm, madje edhe për aktivitetet qe i pelqenin më parë. Gjithashtu mund të fillojë të ndiejë një ndjenjë faji, edhe kur nuk është fare përgjegjës për to.

3. Vini re nëse inati dhe nervozizmi i tij shtohen. Ju duhet te vini re nëse fëmija juaj po reagon ne menyre te ekzagjeruar per dicka, nuk i gjendet e mira, apo nxehet dhe zemerohet edhe për gjërat më të vogla. Gjithashtu shikoni nese ofendohet apo preket lehtë, nëse shfaqet i shqetësuar dhe ne ankth te vazhdueshem. Femija si perfundim mund te humbase aftësinë për të qëndruar i qetë.

    • Mund të jetë një simptomë e paaftësisë për të pranuar kritika të çdo lloji, qofshin ato konstruktive. Gjithashtu mund te behet shume i ndjeshem dhe te reagoje ne menyre te ekzagjeruar kur i thoni “jo” per dicka.

4. Shihni nëse ka humbur interesin për tu argetuar/luajtur dhe asgje nuk i jep kenaqesi. Ju duhet të kontrolloni nëse fëmija juaj është i lumtur, prandaj vini re nëse nuk e keni dëgjuar të qeshë prej ditësh, apo nëse tregon mosinteresim edhe për argëtimin e tij të preferuar. Mundohuni të bëni diçka që e gëzon apo qe gjithmon e ka gezuar. Nëse përpjekja dështon, atehere fëmija mund të vuajë nga depresioni.

Si te kuptosh nese nje femije eshte me depresion: Vini re ndryshimet në sjellje

Si te kuptosh nese nje femije eshte me depresion dmth ka rene ne drepresion

Ne fakt, një fëmijë qe ka rene në depresion do të shfaqë ndryshime të shpeshta në sjellje. Megjithate nuk do arritur direkt ne konkluzione sepse këto ndryshime mund të jenë edhe për shkak të faktorëve të tjerë, siç janë problemet në shkollë.

1. Vini re nëse ankohet shpesh për dhimbje te ndryshme. Kur një fëmijë është në depresion, shpesh mund të fillojë të ankohet për sëmundje fizike, të tilla si dhimbje koke ose dhimbje të përgjithshme trupi, te cilat nuk lidhen me ndonjë sëmundje të veçantë. Këto dhimbje shpesh nuk largohen as pas trajtimit mjekësor.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

2. Shikoni nese ka ndryshime oreksi. Femija papritur, mund te filloje te haje shumë apo shumë pak. Nëse vuan nga depresioni, femija mund të tregojë mungesë interesi për ushqimin, madje edhe për ushqimet e preferuara.

3. Shikoni marredheniet me femijet e tjere. Nese femija juaj papritur largohet nga shoqeria, dmth përpiqet të shmangë miqtë dhe familjen duke u veteizoluar dhe duke mos qene ne kontakt me askënd, atehere ka rene ne depresion. Gjithashtu mund te shfaq sjllejet me poshte:

    • Preferon të luajë dhe rrije vetëm.
    • Tregon mosinteresim për të pasur apo bere miq.

4. Vëzhgoni se sa dhe si fle gjume. Prsh nëse ke filluar të flere shumë, ose nëse rri pa gjumë. Vini re edhe nëse ankohet se është gjithmonë i lodhur, i dëshpëruar dhe pa energji, si dhe ska fare interes për të gjitha aktivitetet që e argëtonin me pare.

Si te kuptosh nese nje femije eshte me depresion: Flisni me fëmijën

1. Kini parasysh se ndonjëherë fëmijët mund të maskojnë apo fshehin simptomat e depresionit. Ata mund të mos jenë në gjendje të shpjegojnë apo kuptojne problemin sepse nuk e njohin atë.

    • Prandaj duhet te perpiqeni te kuptoni gjithçka që fëmija juaj nuk ju thotë sepse mund të ndihet i gjykuar ose i turpëruar të flasë për problemet e tij dhe menyren se si mendon apo ndihet.

2. Per te kuptuar me shume, dëgjoni me kujdes atë që fëmija do ju thotë, edhe nëse ai nuk mund ta shpjegojë qartë. Kaloni pak kohë çdo ditë për të biseduar me të, qe të jeni në gjendje të merrni një ide për problemin. 

    • Pyete se si ndihet në fund të çdo dite dhe nëse vëreni se ndihet i keq ose i trishtuar, pyeteni se çfarë i shkakton kaq shumë trishtim.

3. Mos e gjykoni por bëjeni fëmijën tuaj të ndihet rehat duke folur me ju. Nese e gjykoni apo i thoni fjale te keqija, mund të komplikoni shume marrëdhëniet me të. Prandaj mos e bëni atë të ndihet gabim apo i gabuar gjatë gjithë kohës, por inkurajojeni që të ndajë ndjenjat e tij me ju.

    • Eshtë shumë e rëndësishme të mos gjykoni problemet dhe idete e tij, duke i quajtur kot ose të parëndësishme. Nëse i minimizoni problemet e femijes, mund te rrezikoni qe në të ardhmen mund të shmangë të flasë me ju për këtë ose edhe me keq.

4. Mbani marrëdhënie të mira me mësuesit apo personat qe kujdesen per te. Në këtë mënyrë do të mund të merrni komente dhe vëzhgime prej tyre edhe kur ju nuk jeni aty sepse sjellja e fëmijëve mund te ndryshoje edhe në varësi të mjedisit në të cilin gjenden.

    • Për shembull, bisedoni me mësuesin dhe diskutoni nese ka vënë re diçka të çuditshme ose nëse nuk sillet mirë në klasë.

Si te kuptosh nese nje femije eshte me depresion: Kaloni në veprim

1. Mos nxirni përfundime te pershpejtuara. Nëse keni vene re simptomat që kemi përshkruar me siper, mos supozoni direkt se fëmija juaj ka depresion sepse mund te jete nje episod momental. Ruani qetësinë dhe përpiquni të gjeni mënyrën e duhur për ta ndihmuar dhe kujdesur për të.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

2. Kërkoni këshillën e mjekut. Nëse jeni shume te shqetesuar, mënyra më e mirë për të sqaruar dyshimet tuaja është të dëgjoni mendimin e një eksperti (mjeku) dhe të merrni një diagnozë të saktë. 

3. Nëse fëmija juaj po shfaq shenja shumë të theksuara depresioni, ndërmerrni masa menjëherë. Nëse shfaqen shumë nga sjelljet e listuara më sipër, nëse flet për vetëvrasje, nëse përpiqet të lëndoje veten ose të tjerët, është e rëndësishme të konsultoheni menjëherë me një mjek (psikolog ose psikiater). Në raste ekstreme:

    • Ruani qetësinë dhe mos u frikësoni.
    • Mos e lini kurrë vetëm femijen.
    • Kontaktoni menjëherë një mjek ose shkoni ne spital.

Per te mesuar me shume mbi depresionin klikoni ketu.

Shenim i rendesishem: ky artikull eshte vetem me qellim informues, prandaj per te pasur nje diagnoze te sakte mbi depresionin e femijeve, duhet patjeter te shkoni te mjeku specialist (psikologu ose psikiatri).