Ne kete udhezues do te flasim per programe qe te azhurnosh/update-osh driver te kompjuterit. Jane te shpeshta rastet kur, per arsye nga me te ndryshmet, driver te kompjuterit shfaqin probleme dhe eshte e nevojshme ti azhurnosh. Ne fakt perdorimi i programeve per te bere azhurnimin e driver nuk eshte edhe aq ide e mire sepse mund te shkaktoj me shume probleme sesa ato qe do zgjidhe. Domethen menyra me e pershtatshme eshte ti instalosh driver manualisht ose automatikisht.
Duke vepruar manualisht, dua të them që të leni Windows të azhurnojë automatikisht driver ose nëse kjo zgjidhje nuk është e mundshme, shkarkoni vete driver nga interneti. Tani nuk mund te themi se nuk ka programe qe te azhurnosh/update-osh driver PC ne menyre te besueshme, por është më mirë ti konsiderosh ato si një “mjet i fundit” dhe ti perdoresh vetëm kur të gjitha zgjidhjet e tjera nuk funksionojnë.
Permbajtja
- Device Manager/Gestione Dispositivi
- Shkarkim/Download manual i driver
- IObit Driver Booster
- Driver Magician
- Driver Easy
- Driver Identifier
Device Manager/Gestione Dispositivi
Qe të azhurnosh/update-osh driver duke përdorur funksionin e azhurnimit të përfshirë në Windows, klikoni në butonin Start (flamuri i vendosur në këndin e poshtëm të majtë të ekranit), kërkoni menaxherin e pajisjes/device manager/gestione dispositivi në menunë që hapet dhe klikoni në ikonën e parë në rezultatet e kërkimit.
Në dritaren që hapet, kliko me të djathtën mbi emrin e pajisjes për të cilën dëshiron të azhurnosh driver dhe zgjidh Update Driver Software/ Aggiornamento software driver nga menuja që shfaqet. Pastaj klikoni në Cerca automaticamente un driver aggiornato dhe prisni që Windows të bëjë punën e vet. Nëse gjendet një driver më i ri, ai do të shkarkohet automatikisht nga interneti dhe do të instalohet në PC tuaj.
Paralajmërim: Duket se duke filluar nga Windows 10 19041.423 Microsoft ka vendosur të heqë këtë veçori, kështu që nëse nuk e shihni mundësinë për të azhurnuar driver automatikisht në Menaxherin e Pajisjeve, vazhdoni me zgjidhjet e renditura më poshtë.
Shkarkim/Download manual i driver
Kur Windows nuk arrin të azhurnojë driver, duhet të shkarkoni manualisht versionet më të fundit të driver më të përshtatshëm për PC tuaj nga interneti. Për ta bërë këtë, ju këshilloj që të lidheni me faqen në Internet që ka prodhuar kompjuterin tuaj (p.sh. HP, Acer, ASUS), të shkruani modelin e PC dhe të shkarkoni driver e disponueshëm për të.
Për fat të keq nuk mund t’ju jap informacion shumë të saktë pasi procedura për tu ndjekur ndryshon nga faqja në faqe (pra nga prodhuesi në prodhues), por më poshtë do të gjeni udhëzime specifike që do t’ju ndihmojnë të shkarkoni driver e firmave të ndryshme.
Driver Canon, Driver Intel, Driver ATI, Driver Toshiba, Driver Acer, Driver HP, Driver NVIDIA, Driver ASUS, Driver Epson, Driver Samsung.
Nëse nuk mund të gjeni emrin e saktë të përbërësit për të cilin keni ndërmend të shkarkoni driver (p.sh. skeden video apo skeden e rrjetit), shkarkoni programin falas Speccy që ju lejon të gjeni emrat e të gjithë komponentëve hardware te pranishëm në PC.
Për të shkarkuar Speccy në kompjuterin tuaj, lidhuni me faqen e tij zyrtare dhe klikoni në butonin Download qecndodhet nën titullin Speccy – Portable. Pastaj nxirrni arkivin zip që sapo keni shkarkuar në një dosje të zgjedhur nga ju dhe ekzekutoni Speccy64.exe për të filluar përdorimin e Speccy (nëse jeni duke përdorur një sistem operativ 32-bit, ekzekutoni Speccy.exe në vend të Speccy64.exe).
Në dritaren që hapet, zgjidhni një kategori nga shiriti anësor i majtë (p.sh. Audio ose Grafika) dhe do t’ju tregohen emrat e saktë të përbërësve hardware të kompjuterit. Për të zgjedhur gjuhen, shkoni te menuja View> Options dhe zgjidhni gjuhen nga menuja renese Language.
Pasi të keni gjetur dhe shkarkuar driver e interesit tuaj, instaloni ato në PC tuaj duke filluar ekzekutuesit e tyre (skedarët.exe ose.msi) dhe gjithmonë duke klikuar në Next/Avanti. Pothuajse me siguri do t’ju kërkohet të rindizni PC për të zbatuar ndryshimet.
IObit Driver Booster
IObit Driver Booster është një nga ato programe qe te azhurnosh/update-osh driver PC me fame boterore. Ai mbahet si një nga më të besueshmit. Nëse me të vërtetë duhet te perdorni keto lloj programesh, unë sugjeroj që te perdorni ate. Softueri analizon shpejt kompjuterin dhe propozon, nëse është e nevojshme, azhurnimin automatik të driver të vjetër.
Eshtë në dispozicion në dy versione: një falas dhe me pagesë që rrit shpejtësinë e shkarkimit të driver, ka mbështetje më të mirë për komponentët e lidhur me lojërat dhe ofron mundësinë e backup dhe reset te driver. Mund ta shkarkoni duke klikuar ketu.
Driver Magician
Ky është një tjeter nga ato programe qe te azhurnosh/update-osh driver PC. Lejon jo vetëm azhurnimin e driver të vjetëruar, por edhe krijimin e një backup dhe rikthimin/reset e driver për çdo rast. Ai ofron njohjen e komponentëve “të panjohur”, çinstalimin e driver tashmë të pranishëm në sistem dhe klonimin e gjithë paketës së driver të mjeteve të pranishëm në PC në mënyrë që te mund ti riinstaloni të gjitha menjëherë, pa pasur nevojë të instaloni përsëri Driver Magician.
Për të filluar kërkimin për driver te rinj, thjesht zgjidhni artikullin Update Driver/ Aggiorna driver nga shiriti anësor i tij. Programi paguhet por është i disponueshëm në një version prove 15-ditore falas që ju lejon të provoni të gjitha tiparet e tij. Shkarkoje këtu nese je i interesuar ta provosh.
Driver Easy
Eshtë një nga ato programe qe te azhurnosh/update-osh driver PC duke, gjetur dhe ruajtur driver për kompjuterin tuaj në dy versione: një falas në të cilin duhet të shkarkoni dhe instaloni manualisht driver dhe një me pagesë që bën gjithçka automatikisht. Për ta përdorur atë, thjesht filloni një skanim të sistemit dhe brenda pak sekondash, programi kthen listën e driver që do të instalohen ose azhurnohen me një link shkarkimi.
DriverEasy është gjithashtu i aftë të njohë driver për pajisjet e pakonfiguruara ose të panjohura. Nese jeni te interesuar mund ta shkarkoni këtu.
Driver Identifier
Driver Identifier është një programe qe te azhurnosh/update-osh driver falas. Eshtë shumë i thjeshtë për tu përdorur: pasi të shkarkohet dhe instalohet në PC tuaj, ai ka një ndërfaqe shumë të qartë në të cilën është i disponueshëm vetëm një buton Scan now. Duke klikuar në këtë buton dhe duke pritur për disa minuta, do futeni ne një faqe në internet ku do gjeni listën e komponenteve hardware të pranishem në kompjuter, treguesin e driver që do të azhurnohen dhe linket për të shkarkuar driver më të rinj për secilin komponent.
Rekomandoj që të mos shkarkoni driver nga linket e dhëna nga programi, por të kërkoni emrin e tyre në Google dhe t’i merrni ato nga faqet e internetit të prodhuesve përkatës. Kliko këtu per te shkarkuar programin.