Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te fshish nje llogari/account Gmail/ Google. Kjo nuk eshte nje procedure shume e komplikuar dhe mund te realizohet ne cdo moment. Megjithate para se te veproni duhet te keni parasysh dhe pasojat qe sjell fshirja e llogarise Gmail/Google.
Ne fakt ju do te humbni jo thjeshte hyrjen ne email-in tuaj por edhe te gjitha sherbimet e tjera per te cilat perdoret email i Google, dmth Gmail, per te hyre. Per detajet vazhdoni lexoni me poshte.
Permbajtja
- Operacionet paraprake
- Si te fshish nje llogari/account Gmail/Google
- Rikupero një llogari Gmail/Google të fshirë së fundmi
Operacionet paraprake
Perpara se te mesosh dhe nisesh proceduren se si te fshish nje llogari/account Gmail/Google, duhet te dish se cfar shkakton fshirja e saj sidomos ne rastet kur e keni lidhur per tu futur ne sherbime te ndryshme te Google.
Si fillim duhet te dini se do humbni të gjitha të dhënat dhe përmbajtjet e llogarisë, të tilla si emailet, skedarët, kalendarët dhe fotot. Gjithashtu nuk do te mund të përdorësh shërbimet e Google ku identifikohesh me atë llogari, si Gmail (email-et tuaja), Google Drive (cloud i Google ku ruani te dhenat tuaja), Google Calendar ose Goole Play Store (dyqani ku shkarkoni app). Do humbisni edhe hyrjen ne abonimet qe mund te keni bere me ate llogari.
Ne fakt duhet permendur se llogaria Gmail eshte shume e rendesishme ne nje smartphone Android sepse nese e fshini do humbni hyrjen ne Google Play Store (nese keni vendosur Gmail ne fjale per te hyre). Keshtu nuk do jete me e mundur qe te perditesoni apo shkarkoni aplikacione, si dhe te degjoni apo shikoni muzikat apo filmat qe keni blere.
Nuk mund te lem pa permendur edhe faktin qe do humbni kontaktet e sinkronizuara me llogarine Google, dmth nese nuk i keni te regjistruar ne telefon numrat e personave, nuk do jeni me ne gjendje qe ti gjeni.
Nje hap tjeter i rendesishem qe do ishte mire te ndermerni para se te fshini llogarine tuaj Gmail, do ishte te kontrolloni te dhenat e llogarise tuaj duke klikuar ketu. Ndersa per te shkarkuar te dhenat duhet te klikoni ketu. Per me shume detaje mund te shkoni ne faqen zyrtare te Google ku mund te mesoni ne dataje se si te shkarkoni te dhenat.
Si te fshish nje llogari/account Gmail/Google
Pas sqarimeve te mesiperme, tani mund te futemi ne thelbin e temes dhe te shikojme se si te fshish nje llogari/account Gmail/Google.
A. Nese jeni te futur ne Google me Gmail qe do fshish (kuptohet sepse djathtas siper ne shfletues shfaqen inicialet tuaja, nese nuk duken direkt beni nje kerkim per dicka qe deshironi), klikoni te figura me inicialet tuaja djathtas siper ne shfletues (prsh Google Chrome) dhe zgjidhi shkrimin blu Menaxho llogarine Google/Gestisci il tuo account.
Tani ne menune siper, shkoni te Te dhenat dhe Privatesia/Dati e Privacy. Mund te vini direkt ketu duke ndjekur kete link. Pak me poshte shtypni Opsione te tjera/Altre opzioni ose levizni faqen deri ne fund sa te gjeni altre opzioni. Tani shtypni Fshi llogarine Google/Elimina account Google. Futni password ne fushen qe shfaqet dhe shtypni Avanti.
Nese tani ju shfaqet nje faqe tjeter qe ju tregon permbajtjet qe do te fshihen, atehere shkoni ne fund, vensosni shenjat ne kutite ku thuhet se jeni dakort me fshirjen dhe pastaj shtypni serish Fshi Account/Elimina Account. Keshtu duhet te keni perfunduar me fshirjen e llogarise.
B. Nese nuk keni hyre ne Google me Gmail, si fillim shkoni te seksioni Te dhenat dhe Privatesia/Dati e Privacy te llogarise tuaj duke klikuar ketu.
Per te hapur Google ne shfletues, atehere shtypni butonin Accedi ne qender ose siper djathtas.
Tani shkruani adresen tuaj te Gmail qe deshironi te fshini dhe shtypni Avanti.
Tani konfirmoni identitetin tuaj duke klikuar/zgjedhur nje nga menyrat e treguara qe mund te jene midis: marjes se nje kodi me mesazh apo telefonte ne numrin qe keni lidhur me llogarine Gmail, ose nje kodi qe shkon ne email qe keni lidhur. Futni kodin qe keni mare dhe shtypni Avanti.
Tani do jeni brenda te seksioni dati e privacy ku ne te djathte do te shikoni mundesite qe mund te zgjidhni. Tani mund te klikoni te Opsione te tjera/Altre opzioni qe te shkoni direkt te seksioni i fshirjes se llogarise, ose thjesht te levizni faqen deri ne fund dhe te gjeni seksionin Opsione te tjera/Altre opzioni.
Ne kete pike kemi arritur ne vendin e duhur. Per te fshire llogarine tuaj Gmail/Google dhe te gjitha te dhenat e saj klikoni ne Fshi llogarine/Elimina account Google/Elimina l’intero account e i dati.
Tani do ju kerkohet qe te fusni fjalekalimin e llogarise tuaj Gmail qe deshironi te fshini per te vazhduar me tej. Nese tani ju shfaqet nje faqe tjeter qe ju tregon permbajtjet qe do te fshihen, atehere shkoni ne fund, vensosni shenjat ne kutite ku thuhet se jeni dakort me fshirjen dhe pastaj shtypni serish Elimina Account. Keshtu duhet te keni perfunduar me fshirjen e llogarise.
Shenim: hapat e treguara mund edhe te ndryshojne disi nese Google ka bere perditesime, por e rendesishme eshte qe te ndiqni linkun i cili ju con ne fshirjen e llogarise, pastaj rruga eshte pak a shume e ngjashme. Google do ju drejtoje hap pas hapi deri ne fund.
Rikupero një llogari Gmail/Google të fshirë së fundmi
Nëse e keni fshirë llogarinë tuaj Gmail/Google, por keni ndryshuar mendje dhe e doni serish, atehere ju mund ta rikuperoni ate por nëse ka kaluar shume kohe, mund të mos jeni në gjendje të rikuperoni të dhënat e saj. Nëse rikuperoni llogarinë tuaj, do të jeni në gjendje të hyni në Gmail, Google Play Store dhe shërbime të tjera të Google si benit me pare.
Per te rikuperuar llogarine Gmail qe keni fshire, si fillim shkoni ne kete link.
Ne faqen qe do ju shfaqet futni adresen Gmail qe keni fshire dhe vazhdoni me hapat e tjera qe do ju shfaqen. Ne fakt do ju behen disa pyetje mbi te dhenat e llogarise se fshire, te cilave duhet ti pergjigjeni sa me sakte, derisa llogaria te aktivizohet serish.