Si te shikosh video YouTube pa reklama

Si te shikosh video YouTube pa reklama

Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te shikosh video ne YouTube pa reklama dhe per me teper, ta degjosh edhe kur ekrani i telefonit eshte i fikur. Domethen ju mund te vazhdoni te degjoni zerin e nje video qe keni hapur ne YouTube edhe pse po perdorni nje aplikacion tjeter apo keni fikur ekranin e telefonit.

Ne ditet e sotme videot e YouTube dhe te siteve te tjera, jane te mbushura me reklama. Ato fillojne sa hapet nje video ose gjate saj, duke e bere shume te pakendshem shikimin dhe degjimin. Me poshte do te gjeni disa menyra per ta evituar kete problem dhe qe do ju ndihmojne me siguri. Ato jane falas, te sigurta dhe nuk kerkojne asnje regjistrim. Per detajet vazhdoni lexoni me tej.

Permbajtja

Si te shikosh video ne YouTube pa reklama

Si te shikosh video YouTube pa reklama

Reklamat në faqet e internetit apo site per ndarjen e videove, si YouTube, jane bere gjithmon e me shume te bezdisshme. 

Per ti evituar, perdoren teknika nga më të ndryshmet, si për shembull permes perdorimit te shteses/add-ons AdBlocker Ultimate, mjeti më i zakonshëm në këto raste. Megjithatë ato nuk e bëjnë gjithmonë detyrën e tyre në të gjitha faqet sepse disa sajte zbulojnë bllokuesit e reklamave dhe nuk lejojnë qe te vazhdoni me leximin ose shikimin. Gjithashtu duhet nenvizuar se shtesat mund te mos jene aq të besueshme përsa i përket sigurisë dhe privatesise edhe pse vleresimet ne internet jane te larta. Keshtu qe beni kujdes.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Duhet thene gjithashtu se reklamat jane ato qe mbajne sitet ne funksion, prandaj jane te rendesishme. Me pak fjale nese sitet si YouTube ose Google nuk shfaqin reklama, fitimet e tyre do shkonin ne zero dhe nuk do ishin ne gjendje qe te mirembanin serverat dhe paguanin punetoret.

Tani me poshte do ju tregojme nje metode te sigurte dhe falas per te pare videot e YouTube dhe siteve te tjera.

Si te shikosh video ne YouTube pa reklama dhe me ekran te fikur me shfletuesin Brave

Si te shikosh video YouTube pa reklama

Brave është një shfletues/browser interneti falas, ndoshta më i miri prej disa vitesh. Ai është një shfletues i bazuar në Chromiumsi Google Chrome. Brave është 95% identik me Chrome, funksionon njësoj dhe ka një ndërfaqe grafike shumë të ngjashme. Megjithatë, Brave ka avantazhe ndaj Chrome sepse ka një bllokues reklamash që është i vështirë për t’u dalluar dhe per tu bllokuar nga sitet qe do vizitoni. Dmth ruan ne menyre shume efikase privatesine tuaj.

Brave është një shfletues i krijuar nga Brendan Eich, bashkëthemeluesi i Firefox dhe krijuesi i gjuhës programuese JavaScript. Me pak fjalë eshte nje shfletues shume i mire.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Bllokuesi i reklamave i integruar i Brave është padyshim më i miri i ndertuar ndonjëherë, sepse 98% e faqeve nuk e zbulojnë atë dhe ju lejon të shikoni video në YouTube pa reklama.

Kuptohet qe nuk do shfaqen reklama as ne fillim te videos se YouTube dhe as gjate videos.

1-Per ta shkarkuar ne kompjuter klikoni ketu dhe shtypni butoni Scarica Brave. Prisni qe shkarkimi te perfundoj dhe filloni file qe shkarkuat, pastaj prisni qe te mbaroj instalimi. Brave eshte gjithashtu i disponueshem per telefon Android dhe iPhone, duke ofruar edhe mundesine e riprodhimit te videove ne sfond ose me ekran te fikur. Kuptohet qe videot, qofte nga kompjutri, qofte nga telefoni, do jene pa reklama.

Per ta shkarkuar ne telefon shtypni mbi linkun qe ju kam dhene me siper ose kerkoni fjalen brave nga dyqani i telefonit tuaj (Play Store ose App Store).

Per te pare videot pa reklama ne YouTube, hapni shfletuesin Brave nga ikona qe eshte krijuar ne telefonin (ose kompjutrin) tuaj, dhe kerkoni youtube.com ne fushen e kerkimit ne krye, per te shkuar te siti i YouTube. Tani hapni nje video qe deshironi ne YouTube duke e kerkuar te ikona e xhamit zmadhues. Do vini re se nuk do shfaqen reklama qe tu bezdisin.

Si te shikosh video YouTube pa reklama

2-Tani per te bere te mundur riprodhimin e zerit te videos, ne sfond, kur perdorni nje app tjeter edhe pse Brave eshte i hapur, apo me ekran te fikur, duhet te shkoni te cilesimet/impostazioni/settings e app Brave ku keni hapur YouTube. Per ta bere kete shtypni tre pikat qe gjeni siper djathtas ose poshte djathtas dhe levizni poshte neper faqen e menuse derisa te shkoni General.

Tani shkoni me poshte ngadale, derisa te gjeni shkrimin Riprodhimi i videos ne sfond/Riproduzione del video di sfondo/Play video in background dhe levizni leven qe ndodhet ne korrispondence, djathtas per ta aktivizuar.

Pasi bete kete, mund te shkoni mbrapsht dhe hapni nje video, pastaj mund te hapni nje app tjeter duke shtypur butonin home dhe do vini re se zeri i videos do vazhdoje te degjohet. Mund te fikni ekranin dhe serish zeri i videos do degjohet.

Nese deshironi qe videot te riprodhohet njera pas tjetres ne YouTube edhe pse ekrani eshte i fikur apo nuk jeni brenda app Brave, atehere duhet te aktivizoni versionin Desktop ne shfletuesin Brave ku keni hapur YouTube, duke shtypur tre pikat ose ikonen e llogarise siper djathtas dhe pastaj vendosni shenjen te sito Desktop.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Tani te video qe keni kerkuar dhe hapur duhet te aktivizoni shenjen per riprodhimin automatik qe ndodhet poshte djathtas videos. Mos e levizni nese eshte aktive. Tani mund te shtypni butonin home apo fikni ekranin dhe videot do riprodhohen njera pas tjeters.

DuckDuckGo

Si te shikosh video YouTube pa reklama

Një metodë tjetër se si te shikosh video ne YouTube pa reklama është përmes DuckDuckGo. Ky është një motor kërkimi i famshem për shkak të politikës së tij shume strikte persa i perket mbrojtjes se privatesise.

DuckDuckGo ju lejon të shikoni videot në YouTube nga platforma e tij, mjafton te kërkoni videon ne fushen e kerkimit te DuckDuckGo.com dhe pastaj te shikoni videot pa reklama.

Megjithatë te shikosh video ketu mund te duket pak e pakëndshme, për shkak të mungesës së përmbajtjes, komenteve dhe të gjitha veçorive të tjera të YouTube. Në thelb ju mund të shikoni vetëm video të kërkuara.

DuckDuckGo ekziston edhe si nje aplikacion per android dhe iPhone.

Abonohu ​​në YouTube Premium

Tani le te diskutojme se si te shikosh video ne YouTube pa reklama ne nje menyre zyrtare te leshuar nga YouTube. Ne fakt kjo menyre eshte abonimi ne YouTube Premium.

Sigurisht që ka një kosto, por nëse doni të mbështesni YouTube dhe ta shijoni plotësisht platformën, kjo është e vetmja mënyrë.

YouTube Premium (ose YouTube Music vetëm për të dëgjuar muzikë) është një shërbim i shkëlqyer dhe i realizuar mirë, i cili ju lejon të përdorni përmbajtje ekskluzive, të shkarkoni video për shikim jashtë linje/offline, të degjoni video dhe muzikë në sfond nga çdo pajisje dhe shumë përfitime të tjera, për një kosto prej 9,99 € në muaj. Tani ju ngelet juve ne dore qe te beni zgjedhjen me te pershtatshme.