Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi

Ne kete udhezues do ju shpjegojme se si te aplikosh per karte identiteti dhe pasaporte ne Shqiperi. Domethen nese jeton ne Shqiperi dhe te ka skaduar/humbur pasaporta apo karta e identitetit, atehere duke ndjekur procedurat ne eAlbania, ju mund te merrni nje dokument biometrik te ri.

Permbajtja

Dokumentat e nevojshem

Perpara se te shikojme ne detaje se si te aplikosh per karte identiteti dhe pasaporte ne Shqiperi, duhet t’ju japim disa informacione mbi dokumentat e nevojshme per plotesimin e formulareve. Ne fakt do ju duhet patjeter qe te ngarkoni ne eAlbania nje fotografi te fytyres me sfond te bardhe dhe madhesi 4 me 5 centimeter nese dokumenti i skaduar eshte leshuar PERPARA 31/12/2011. Foto duhet te kete format jpg ose jpeg ose png.

Ju mund te beni nje foto cilesore (me sfond te bardhe, pa kapele apo syza, syte e hapur, gojen e mbyllur, duke shikuar drejte, pa floke qe ju mbulojne fytyren) me telefon dhe pastaj klikoni ketu per ta ngarkuar foton dhe per ta pershtatur me permasat e duhura per Shqiperine (4×5 cm), duke ndjekur proceduren hap pas hapi (faqa eshte ne anglisht). Do ju duhet te prisni 80 sekonda qe ta shkarkoni falas. Mos harroni qe pastaj te shtypni mbi butonin per ta fshire nga serverat e sitit.

Gjithashtu nese aplikimi eshte emergjent, ju nevoitet qe te ngarkoni ne eAlbania kopjen e kuponit emergjent.

Mos harroni se: diten qe do te paraqiteni ne zyrat e aleat per te vazhduar me aplikimin, duhet te keni me vete kuponin qe duhet ta dorezoni dhe dokumentat e skaduara ose qe do rinovoni.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Per me shume informacione shkoni ne faqen e eAlbania-s duke klikiuar ketu dhe shtypur butonin lexo me shume.

Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi (per rinovim pasaporte te leshuar PARA dates 31/12/2011)

Tani le te fillojme dhe te shpjegojme ne detaje proceduren se si te aplikosh per karte identiteti dhe pasaporte ne Shqiperi. Hapi i pare qe duhet te beni eshte te shkoni ne faqen kryesore te eAlbania duke klikuar ketu. Tani duhet te shtypni mbi fjalen Hyr qe e gjeni siper djathtas ne kompjuter ose siper ne telefon.

Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi

Ne kete pike para jush do shdaqet nje faqe tjeter e cila ju kerkon te zgjidhni midis formave te ndryshme te identifikimit. Ju shtypni mbi fjalen Qytetar per ta zgjedhur dhe per ta hapur.

Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi

Pastaj do ju kerkohet qe te identifikoheni ne eAlbania. Per ta bere kete do ju duhet te shkruani numrin personal, quajtur ndryshe NUIS, qe e gjeni ne pasaporte apo ne karten e identitetit (poshte djathtas) dhe fjalekalimin e eAlbania ne fushat perkatese. Pastaj shtypni butonin Hyr per tu futur ne portal.

Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi

Tani ne fushen e kerkimit ne krye te faqes (ajo qe lexon kerko sherbimin), klikoni siper saj dhe pastaj shkruani fjalet Aplikim per karte identiteti dhe pasaporte. Me pas klikoni mbi rezultatin qe ju shfaqet.

Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi

Tani do ju hapet faqa, aplikim per karte identiteti dhe pasaporte. Aty do gjeni dy butona dhe ju duhet te shtypni siper atij qe quhet Aplikim i formularit per leshim te pasaportes.

Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi

Tani do ju hapet faqa e quajtur: Aplikim i formularit per leshim per here te pare ose rinovim te pasaportes. Ketu do te mund te lexoni gjithcka mbi dokumentat e nevojshme per aplikimin. Per te pare me shume informacione, shtypni mbi butonin Lexo me shume. Pastaj pasi te keni mbaruar me leximin, shkoni ne fund te faqes dhe shtypni butonin Perdor.

Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi

Ne faqen e re qe u hap, shikoni per butonin Krijo aplikim te ri dhe shtypni siper tij.

Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi

Tani do ju kerkohet te perzgjidhni tipin e aplikimit. Vendosni shenjen ne rrethin e vogel bosh, duke i shtypur siper. Ne rastin tone, zgjidhni Aplikim per veten, nese po aplikoni per veten tuaj.

Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi

Tani do ju hapet faqa ku duhet te zgjidhni tipin e aplikimit, bashkine, komisariatin, pastaj te shkruani te dhenat tuaja personale dhe telefonin. Beni kujdes qe gjithcka te jete e sakte duke shkruar edhe shkronjat ë dhe ç nese ndodhen ne emer.

Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi

Gjithashtu beni kujdes qe te shkruani adresen e sakte. Pastaj nuk ju ngelet gje tjeter vecse te ngarkoni foton tuaj ne format jpeg, jpg, png. Shtypni ne te manjte te butonit ngarko, pastaj zgjidhni foton nga galeria e telefonit ose nga kompjutri dhe me pas shtypni butonin Ngarko qe fotografia juaj per pasaporte te ngarkohet ne portal.

Tani vendosni shnjen ne kutine bosh prane shkrimit Deklarate per te dhenat e paraqitura ne kete formular… dhe me pas shtypni butonin Apliko per te perfunduar.

Tani, nese gjithcka shkoje mire dhe u futen te dhena te sakta, duhet t’ju shfaqet nje mesazh i cili ju thote se aplikimi u krye me sukses. Gjithashtu aty do jete edhe numri per te gjurmuar aplikimin si dhe informacionet se kur do te njoftoheni per miratimin ose refuzimin e aplikimit.

Kini parasysh se njoftimi do ju mberrij te email-i juaj (ai qe keni perdorur per tu rregjistruar ne eAlbania) ose ne telefon. Ne email do gjeni gjithashtu linkun ne te cilin duhet te klikoni per te rezervuar takimin (vendin, daten dhe oren) ne zyrat e aleat, ku duhet te paraqiteni fizikisht bashke me kuponin e paguar (kuponi blihet ne poste) dhe dokumentat e skaduar. Kjo gjithmon nese aplikimi eshte miratuar.

Shenim i rendesishem: Ju kujtojme se pas shqyrtimit të aplikimit, ju do të njoftoheni, brenda 1-3 dite nese keni bere nje aplikim te shpejte dhe brenda 1-8 ditësh nese keni bere nje aplikim normal, nga Policia e Shtetit, dhe më pas duhet të vijoni me rezervimin e takimit prane zyrave të ALEAT sic pame me siper.

Nese doni te dini se ne cfar gjendje eshte aplikimi juaj klikoni ketu dhe fusni numrin 17/18 shifror (poshte barcode) qe gjendet ne faturen qe ju jepet pasi beni aplikimin, pastaj shtypni butonin prano. Marrja e pasaportes behet ne zyrat e Aleat ose ne komisariat.

  • Per detajet e procedures per te rinovuar pasaporten klikoni ketu.
  • Per detajet per te rinovuar karten e identitetit klikoni ketu.

Si te aplikosh per karte identiteti pasaporte ne Shqiperi (per rinovim pasaporte te leshuar PAS dates 31/12/2011)

Nese pasaporta apo karta juaj e identitetit, te cilat kane skaduar, jane leshuar pas dates 31/12/2011, atehere procedura qe duhet ndjekur per ti rinovuar eshte shume me e thjeshte sepse nuk keni nevoje qe te plotesoni ndonje formular per policine dhe pastaj te prisni per miratim. 

Gjithcka qe duhet te beni eshte qe te bleni nje kupon ne poste, cmimi i te cilit varet sipas dokumentit qe do rinovoni dhe te caktoni nje takim ne zyrat e Aleat (agjensia qe merret me rinovimin e dokumentave biometrike).

Per te caktuar takimin klikoni ketu dhe do ju hapet faqa e rezervimit. Shtypni numrin tuaj te telefonit, numrin personal/NID qe gjeni ne karten e identitetit ose pasaporte, pastaj zgjidhni qarkun, bashkine, daten dhe orarin e takimit. Pastaj vendosni shenjen ne kutine prane shkrimit Kushtet e perdorimit dhe me pas shtypni mbi butonin Rezervo per te rezervuar takimin.

Tani nuk ju ngelet gje tjeter vecse te paraqiteni ne zyren e zgjedhur te Aleat, bashke me kuponin e paguar, dokumentat e skaduar, apo qe do rinovohen dhe te vazhdoni me aplikimin. Per me shume informacione shkoni ne faqen zyrtare te Aleat duke klikuar ketu. Gjithashtu pyesni punonjesit pasi t’ju bejne fotografine apo marin shenjat e gishterinjeve.

Nese doni te dini se ne cfar gjendje eshte aplikimi juaj klikoni ketu dhe fusni numrin 17/18 shifror (poshte barcode) qe gjendet ne faturen qe ju jepet pasi beni aplikimin, pastaj shtypni butonin prano. Marrja e pasaportes behet ne zyrat e Aleat ose ne komisariat.

  • Per detajet e procedures per te rinovuar pasaporten klikoni ketu.
  • Per detajet per te rinovuar karten e identitetit klikoni ketu.