Ne kete udhezues do ju flasim mbi kodet sekret per te formatuar telefonat Android, dmth telefona te markave nga me te ndryshmet si: Samsung, Huawei, HTC etj. Ne fakt duke perdorur kodet qe do ju japim me poshte, ju mund te kryeni operacione nga me te ndryshmet, duke filluar nga marja e informacioneve te detajuara mbi telefonin tuaj, deri te formatimi i telefonit.
Shenim i rendesishem: informacioni i meposhtem eshte vetem per ekspertet e telefonave dhe per personat qe nuk deshirojne ta perdorin per qellime te keqija. Kini parasysh qe keto kode mund te mos funksionojne ne cdo marke/model te telefonve Android, si dhe mund te shkaktojne dёme te pa riparueshme, prandaj ngelet ne doren tuaj te vendosni mbi perdorimin e tyre dhe ne nuk mbajme asnje pergjegjesi mbi ate qe mund te ndodhin me paisjen tuaj.
Permbajtja
Informacioni paraprak
Perpara se t’ju japim kodet sekret per te formatuar telefonat Android, duhet te flasim per disa informacione paraprake qe eshte e nevojshme te dini. Perdorimi i ketyre kodeve eshte mire te kryhet vetem ne raste ekstreme, dmth kur nuk keni zgjidhje tjeter, sepse ato mund te shkaktojne edhe demtime te telefonit tuaj duke e bere te paperdorshem.
Kini parasysh se perpara se te beni cdo veprim, beni nje backup te te dhenave tuaj me te rendesishme (dmth trasferoni dhe ruani ne nje paisje tjeter te dhenat qe ka telefoni, nese eshte e mundur), si dhe gjithashtu hiqni memory card, nese e ka nje te tille.
Kodet sekret per te formatuar telefonat Android
Tani le te flasim per kodin per te zhbllokuar cdo telefon me sistem operativ Android, ne rastet kur nuk funksionon mire apo bllokohet etj.
- Kodi: *#*#7780#*#*
Nepermjet ketij kodi ju mund te ktheni telefonin me te dhenat e fabrikes, dmth ai do te kete te njejtat cilesime si nje momentin kur ka dale nga fabrika. I njejti veprim mund te kryhet edhe duke mbajtur shtypur butonin e fikjes dhe ate te volumit (+, -), apo kombinime te tjera sipas modelit te telefonit.
Nese perdorni kete kod ju do te fshini: a) te dhenat (foto, video, dokumente etj) dhe cilesimet e sistemit, b) cilesimet e llogarise Google/Gmail, c) aplikacionet e shkarkuara.
Kini parasysh se sistemi operativ Android dhe te dhenat e karte memories microSD nuk fshihen, edhe pse, sic thame me siper, beni mire qe ta hiqni karte memorien nga telefoni perpara se te nisni operacionin.
Shenim: pasi te perdorni kete kod, do ju shfaqet nje ekran qe ju kerkon te rivendosni telefonin ne gjendjen e fabrikes. Ne kete moment ju mund te keni mundesine qe te anulloni operacionin.
- Kodi: *2767*3855#
Nepermjet ketij kodi ju do te mund te hiqni password-in qe mbron telefonin Android, por ne te njejten kohe telefoni do te formatohet duke fshire te gjitha te dhenat dhe cilesimet qe permban, duke bere ne te njejten kohe edhe riinstalimin e firmuwerit. Nese perdorni kete kod ju nuk do keni me mundesine qe te anulloni operacionin, prandaj mendojeni mire perpara se ta beni.
- Kodi: *#*#4636#*#*
Ky kod mund te perdoret per te mare informacione qe kane te bejne me telefonin tuaj, me baterine apo statistikat e perdorimit.
- Kodi: *#*#34971539#*#*
Ky kod jep informacione te ndryshme qe kane te bejne me kameren e telefonit. Mos shtypni asnjehere opsionin Update camera firmware in the image sepse kamera e telefonit mund te mos funksionoj mё.
- Kodi: *#*#197328640#*#*
Nepermjet ketij kodi ju mund te hyni ne modalitetin e sherbimit dhe te kryeni teste te ndryshme ne telefon.
- Kodi: *#*#232338#*#* Ky kod tregon adresen MAC te WiFi
- Kodi: *#*#1472365#*#* Ky kod kryen nje test te GPS
- Kodi: *#*#232331#*#* Ky kod kryen nje test te Bluetooth
- Kodi: *#*#232337#*#* Ky kod tregon adresen Bluetooth te paisjes
- Kodi: *#*#3264#*#* Ky kod tregon versionin e RAM