Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te aplikosh per certifikate personale lindje ne gjuhe te huaj. Ky eshte nje dokument i nevojshem qe u vjen ne ndihme te gjithe qytetareve shqipetare qe jetojne jashte kufijeve te Shqiperise dhe qe kane nevoje per nje certifikate lindje. Ajo mund te meret e perkthyer edhe ne anglisht, frengjisht, spanjisht, gjermanisht, italisht dhe greqisht.
Kujdes: fakti qe eshte e perkthyer ne shume gjuhe dhe qe eshte e vulosur elektronikisht, nuk zevendeson perkthimin dhe vulosjen nga noteri (pasi te printoni/stamponi), domethen eshte serish e nevojshme qe te kryhen keto veprime. Persa i perket vules apostille dhe vulosjes nga konsullata ne Shqiperi e shtetit ku jetoni, kjo varet nga kerkesat e cdo shteti europian.
Permbajtja
- Si te aplikosh per certifikate personale lindje ne gjuhe te huaj
- Si te shkarkosh certifikaten e ruajtur ne Dokumentet e Mia
Si te aplikosh per certifikate personale lindje ne gjuhe te huaj
Tani le te shikojme ne dataje se si te aplikosh per certifikate personale lindje ne gjuhe te huaj. Ne fakt procedura nuk eshte e veshtire sepse kryhet ne disa hapa dhe zakonisht eshte e menjehershme.
Ju nuk duhet te paguani asgje per sherbimin. Kujtojme gjithashtu se per te mare nje certifikate personale lindje per femijet nen 16 vjec, mund ta beni kete duke vepruar nga llogaria e njerit prej prinderve. Kini parasysh se ju mund te zgjidhni midis gjuhes shqip dhe gjuheve te huaja per certifikaten.
Hapi i pare qe duhet te kryeni eshte te shkoni ne portalin e eAlbania-s duke klikuar ketu. Pastaj shtypni mbi fjalen Hyr qe ndodhet siper.
Ne faqen tjeter qe do ju shfaqet zgjidhni Qytetar dhe shtypni siper saj.
Tani para jush do keni faqen e identifikimit. Aty duhet te shkruani numrin personal quajtur ndryshe NUIS (e gjeni ne karten e identitetit dhe pasaporten shqipetare), ne fushen e pare dhe fjalekalimin e eAlbania ne fushen e dyte. Me pas shtypni mbi butonin Hyr qe gjeni me poshte.
Tani do ju hapet serish faqa kryesore e eAlbania-s. Pastaj ne fushen e kerkimit ne krye, ku lexon kerko sherbimin, klikoni siper dhe pastaj shkruani certifikate personale (shqip / ne gjuhe te huaj). Ne fakt sa te filloni te shkruani, do ju shfaqen rezultatet dhe ju shtypni siper rezultatit me emrin certifikate personale (shqip / ne gjuhe te huaj).
Ne kete pike, perpara jush do shfaqet nje faqe me te gjitha informacionet mbi certifikaten e kerkuar. Me pas shtypni mbi butonin Lexo me shume per te pare te gjitha informacionet dhe pastaj shkoni ne fund te faqes dhe shtypni butonin Perdor per te vazhduar me proceduren.
Tani do shikoni nje lajmerim tek i cili duhet te shtypni mbi butonin Vazhdo per te vazhduar perpara.
Me pas do ju hapet nje faqe ku do duhet te perzgjidhni tipin e aplikimit midis Aplikim per veten dhe Aplikim per femijen nen 16 vjec (nese e zgjidhni, do ju shfaqen emrat e femijeve). Ne kete rast zgjidhni Aplikim per veten duke klikuar siper rrethit te vogel qe ndodhet prane.
Pas pak sekondash ju do te mund te shikoni certifikaten tuaj te lindjes qe te shfaqet ne ekran. Ajo eshte ne shqip, prandaj nese deshironi qe te jete edhe ne gjuhe te huaja, shtypni butonin Shfaq certifikaten ne gjuhe te huaj qe gjeni siper djathtas zakonisht. Ne pak sekonda do shikoni certifikaten e perkthyer.
Per ta shkarkuar ne kompjutrin apo telefonin tuaj, shkoni poshte faqes dhe gjeni butonin qe lexon Shkarko dokumentin e vulosur. Tani shtypni mbi tё dhe certifikata duhet te shkarkohet automatikisht ne paisjen tuaj.
Nese ndodh qe te hapet faqa e printimit dhe dokumenti te mos shkarkohet, atehere duhet te zgjidhni Print/Stampa dhe me pas Save as Pdf/Salva come Pdf dhe pastaj Save/Salva qe te perfundoj shkarkimi i certifikates si file Pdf.
Si te shkarkosh certifikaten e ruajtur ne Dokumentet e Mia
Nese ndodh qe gjate procedures qe pame me siper, ju nuk keni arritur te shkarkoni certifikaten ne paisjen tuaj edhe pasi keni shtypur butonin Shkarko dokumentin e vulosur, atehere ju mund te arrini qellimin tuaj duke ndjekur nje procedure tjeter.
Ne fakt te gjitha dokumentat per te cilat ju keni aplikuar, ruhen ne skeden Dokumentet e mia dhe qe aty mund te shkarkohen sa here qe te deshironi.
Per te vazhduar me shkarkimin e certifikates per te cilen aplikuat nga skeda dokumentet e mia, atehere shtypni mbi emrin tuaj qe e gjeni siper faqes se eAlbania (nese emri juaj nuk shfaqet, duhet te futeni ne eAlbania duke shtypur: Hyr > Qytetar > Numer personal dhe Fjalekalim > Hyr).
Tani do gjendeni para faqes Hapesira ime. Shkoni pak me poshte dhe do shikoni shkrimin Dokumentet e mia. Klikoni siper.
Me ne fund do mundeni te shikoni listen me te gjitha dokumentet qe keni shkarkuar ne eAlbania. Cdo dokument ka edhe emrin perkates, keshtu qe mund te identifikoni kollaj ate qe deshironi.
Djathtas Dates se shkarkimit te dokumentit do shikoni tre ikona, nje zarf, nje shigjete drejtuar poshte dhe nje x brenda nje rrethi. Nese shtypi zarfin ju mund ta dergoni dokumentin me email; Nese shtypni shigjeten drejtuar poshte ju mund te shkarkoi dokumentin ne paisjen tuaj; Nese shtypni x brenda rrethit, ju mund ta fshini dokumentin nga lista (duhet te aplikoni serish per te mare nje tjeter nese deshironi).
Per te shkuar direkt te dokumentet e mia klikoni ketu. Nese nuk keni hyr me pare ne eAlbania, klikoni te linku qe sapo dhash, pastaj identifikohuni si qytetar, shkruani numrin personal dhe fjalekalimin, shtypni hyr, pastaj do shkoni direkt te dokumentet tuaja.
Shenim: nese ne telefon nuk arrini te shikoni ikonen e shkarkimit, atehere vendosni gishtin siper emrit te dokumentit dhe spostojeni manjtaz. Nese nuk funksionon, atehere shtypni ikonen me tre pika te shfletuesit/browser (zakonisht ndodhet siper djathtas) qe keni hapur eAlbania dhe vendosni shenjen ne versionin desktop, me qellim qe te hapet versioni per kompjuter i eAlbania-s.