Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te aplikosh per pasaporte dhe karte identiteti jashte shtetit. Kjo procedure u vjen ne ndihme te gjithe shtetasve shqipetare qe jetojne dhe punojne jashte kufijeve te Shqiperise. Domethen nese ju ka skaduar/humbur pasaporta apo karta e identitetit ju mund te aplikoni online per te caktuar nje takim ne kosullaten apo ambasaden e shtetit ku jetoni dhe me pas te merni dokumentat e rinj aty ku keni aplikuar apo te plotesoni nje formular dhe paguani nje shume parash, qe t’ju vije ne shtepi me poste.
Permbajta
Dokumentat e nevojshem
Per te bere te mundur qe aplikimi te shkoje me sukses, eshte e nevojshme qe te keni disa dokumenta, sipas rastit qe ju paraqitet. Megjithate ne rastin e skadimit te pasaportes apo kartes se identitetit, ju duhet te keni me patjeter nje dokument identifikimi: pasaporte dhe karte identiteti shqipetare (edhe po qene te skaduara). Megjithate per te pare me kujdes dokumentat e nevojshem, sipas rastit specifik qe ju paraqitet, klikoni ketu.
Shenim i rendesishem: gjithashtu ju duhet te beni patjeter nje foto te qarte apo skanim te pasaportes, apo patentes model i ri, apo nje dokumenti identifikimi me foto i leshuar nga vendi ku jetoni, sepse para se te perfundoni aplikimin do ju duhet ta ngarkoni ne eAlbania.
Si te aplikosh per pasaporte karte identiteti jashte shtetit
Tani le te futemi ne detaje dhe te shikojme se si te aplikosh per pasaporte dhe karte identiteti jashte shtetit.
Ne fakt hapi i pare qe duhet te beni eshte te shkoni te portali i eAlbania-s duke klikuar ketu. Me pas shtypni fjalen Hyr qe e gjeni siper ne telefon ose siper djathtas ne kompjuter, per tu identifikuar ne portal.
Ne faqen tjeter qe hapet, nga menyrat e ndryshme te identifikimit, zgjidhni Qytetar dhe shtypni mbi te.
Me pas do ju shfaqet faqa e identifikimit ku do ju kerkohet Numri personal/personal no, i quajtur ndryshe NUIS (e gjeni te faqa kryesore e pasaportes ose poshte djathtas te karta e identitetit shqipetare) dhe fjalekalimi i eAlbania-s. Pasi ti keni shkruar ne fushat perkatese, shtypni butonin Hyr qe gjendet me poshte.
Tani qe ndodheni brenda faqes kryesore te eAlbania dhe jeni identifikuar, mund te filloni kerkimin e sherbimit te interesit tuaj. Per ta bere kete, ne fushen e kerkimit qe gjeni ne krye (aty ku lexon kerko sherbimin dhe ndodhet nje xham zmadhues afer), shkruani fjalet Aplikim per karte identiteti dhe pasaporte. Mund t’ju shfaqen disa mundesi por ju zgjidhni ate te sapo permenduren duke i shtypur siper.
Tani do hapet faqa, aplikim per karte identiteti dhe pasaporte, ku do gjeni disa mundesi zgjedhje. Ne kete rast, shkoni ne pjesen poshte te faqes dhe shtypni siper kutise ku eshte shkruar Aplikim per pasaporte dhe karte identiteti per shtetasit shqipetare qe jetojne jashte kufijve (duke klikuar ne kete opsion ju do keni mundesine qe te pajiseni ose rinovoni dokumentat tuaja biometrike).
Tani do ju hapet faqa Aplikim per pasaporte dhe karte identiteti per shtetasit shqipetare qe jetojne jashte kufijve, ku do te gjeni te gjitha informacionet e nevojshme per cdo rast qe mund t’ju paraqitet per rinovimin apo zevendesimin e pasaportes/kartes identitetit te humbur. Gjithashtu do gjeni informacion mbi dokumentat e nevojshem per femijet nen 16 vjec. Per te lexuar te gjithe informacionin klikoni mbi fjalet lexo me shume. Pasi te keni mbaruar leximin shkoni ne fund te faqes dhe klikoni mbi fjalen Perdor.
Ne kete pike, do ju hapet nje faqe tjeter, ku ne qender te se ciles ndodhet nje buton qe shkruan Krijo aplikim te ri. Shtypni mbi tё per te vazhduar me aplikimin. Ndryshe, pak me poshte, ju gjithashtu mund te kerkoni per nje aplikim ekzistues qe keni bere, duke futur numrin e aplikimit dhe duke shtypur kerko.
Pasi shtypёt butonin krijo aplikim te ri, do ju hapet nje faqe ku do ju duhet te fusni te gjitha te dhenat personale te aplikantit, apo femijes nese aplikoni per femijet. Kujtoni qe nese aplikoni per femijet, vendosni shenjen te kutija Aplikoj per femije. Shkruani sakte dhe me kujdes te dhenat tuaja duke pasur parasysh qe duhet te shkruani shkronjat ё edhe ç nese ndodhen ne te dhenat personale. Numrin Nid/numrin personal, e gjeni te karta e identitetit ose te pasaporta.
Gjithashtu shkruani sakte adresen e aplikantit ne shtetin ku jeton aktualisht. Pastaj duhet te shkruani informacionet e kontaktit, domethen shkruani email te sakte sepse aty do kontaktohesh nga konsullata/ambasada, pastaj shkruani numrin tuaj te telefonit qe perdorni aktualisht, zgjidhni shtetin ku jetoni dhe ne fund, zyren konsullore te disponueshme apo qe keni me afer.
Nje hap tjeter i rendesishem qe duhet te kryeni eshte te rezervoni orarin dhe daten e takimit. Per ta bere kete, shtypni ne kutine Data nga dhe zgjidhni nje date, pastaj shtyp butonin Shfaq oraret e lira qe gjendet ne qender. Pastaj shtypni te kutia Rezervimi data dhe zgjidhni nje nga datat e disponueshme, me pas shtypni te Rezervimi ora dhe zgjidhni nje nga oraret e disponueshme.
Hapi tjeter qe duhet te kryeni eshte te shkoni ne seksionin ngarko dokumentet. Ketu duhet te ngarkoni nje foto qe duket qarte, me format Jpeg, Jpg, Png ose nje skanim Pdf, te dokumentit tuaj te identifikimit, domethen pasaporte ose patent model i ri ose dokument identifikimi me foto i leshuar nga vendi i huaj ku jetoni (mund ti beni nje foto me telefon por qe duhet te duket mire dhe mos te peshoj shume MB).
Per te ngarkuar foton shtypni mbi fjalen Perzgjidh… dhe gjeni foton e dokumentit te telefon apo kompjuter, pastaj shtypni mbi fjalen Ngarko, me qellim qe dokumenti te ngarkohet ne eAlbania. Tani vendosni shenjen ne kutine bosh qe ndodhet ne te manjte te shkrimit Mbledhja e dokumentacionit shoqerues te mesiperm … bini dakort qe keto dokumente te sigurohen per ju nga nepunesi i administrates. Tani nuk ju ngelet vecse te shtypni butonin Apliko qe ndodhet ne fund, qe aplikimi te perfundoj.
Nese gjithcka shkoj me sukses, ne email-in tuaj (ate qe futet gjate aplikimit) do ju vije nje mesazh qe ju lajmeron per daten, oren dhe vendin e takimit, si dhe dokumentet e nevojshme qe duhet te keni me vete (mund t’ju kerkohen fotokopje te dokumenteve qe do rinovoni). Gjithashtu aty do te gjeni adresen dhe kodin IBAN te bankes, shumen qe duhet te paguani, dokumentet qe duhet te keni me vete kur te paraqiteni etj. Lexojeni me kujdes dhe zbatojini te gjitha kerkesat per mos te pasur vonesa.
Shenim i rendesishem: aplikimi per pasaporte dhe karte identiteti mund te behet duke filluar nga 6 muaj para skadences se dokumentave biometrike. Nese nuk paraqiteni ne diten e takimit, takimi do te anullohet dhe ju mund te aplikoni per nje date tjeter pas 5 ditesh.