Si te fillosh te flasesh me nje vajze ne Instagram

Ne kete udhezues do ju tregojme se si te fillosh te flasesh me nje vajze ne Instagram, dmth te futesh per here te pare ne bisede me nje goc qe te pelqen, dhe pastaj te shkosh edhe me tej nese gjithcka shkon mire. Duhet thene se eshte disi e veshtire normalisht, por kjo varet shume edhe nga fjalet apo menyra qe do perdorni ju per te “thyer akullin”.

Permbajtja

Si te fillosh te flasesh me nje vajze ne Instagram

Me poshte do ju japim nje liste me 12 mënyra qe mund t’ju ndihmojne të filloni te flisni me një vajzë që ju pëlqen në Instagram (android/iPhone). Kuptohet qe ato nuk jane 100% te sigurta, por me siguri ua rrisin shume shanset qe te merni nje pergjigje nga vajza dhe te filloni te flisni/njiheni me tej.

Metodat qe duhet te perdorni

Si te fillosh te flasesh me nje vajze ne Instagram

1. Ju mund te komentoni fotot e saj por, jo te komentoni ate drejtperdrejt si person, por ambientin/objektet qe e rrethojne. Zakonisht vajzat marin shume komente dhe komplimente personale, prandaj ju ne kete menyre do dalloheni nga shumica. Kjo eshte nje nga strategjite kryesore se si te fillosh te flasesh me nje vajze ne Instagram.

Prsh bëjini ndonje pyetje në lidhje me fotot e saj më të fundit, sepse duke i bërë një pyetje, ka më shumë gjasa t’ju përgjigjet. I flisni ne menyre miqesore dhe me respekt për të rritur shanset tuaja për të filluar një bisedë të këndshme. Provoni komente si ato me poshte:

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web
    • Prsh: nese publikon foto me plazh mund ti thoni: “Uau, sa i bukur ky plazhi! Ku ndodhet?”. Me pas vazhdoni biseden.
    • Prsh: Nese merret nje sport ekstrem: “qenka shume interesant ai sport! Te frikeson?
    • Prsh: nese ka nje foto me nje kafshe shtepiake: Qeni juaj duket si arush! Cfar lloji eshte?”.

2. Shikoni story qe publikon ne Instagram dhe pergjigjuni. Nëse ajo poston diçka interesante në Story, provoni t’i dërgoni mesazh. Mund ta pyesni se ku ndaloi për të pushuar (nëse ajo ka postuar foto të nje vendi), mund t’i bëni një pyetje rreth detit (në përgjigje të një fotoje të një plazhi), ose ndoshta thjesht mund ta komplimentoni (nëse publikon selfie). Për shembull:

    • “Ajo akullorja duket vërtet e mirë. E kemarrë te ai dyqni ri qe eshte hapur?”;
    • “Wow çfarë peisazhi! Mos është afër plazhit të Himares?”

3. Gjithashtu mund te prezantoheni. Filloni një bisedë me një të panjohur duke i thënë asaj emrin tuaj. Ska problem nëse nuk e njihni fare këtë vajzë dhe thjesht dëshironi të bëni një mik të ri (ose ndoshta dëshironi të flirtoni ndopak). Shkruajini asaj një mesazh të thjeshtë, duke përdorur një ton të qetë, në mënyrë që të mos te ndihet sikur i bëni presion. Per shembull:

    • “Përshëndetje, unë jam Mario. Ju si quheni?”
    • “Hej, gezohem qe u njohëm (virtualisht). Unë jam Mario!”.

4. Mund te permendni ndjekësit/follower që keni të përbashkët (nese keni). Nëse ajo është shoqe me shoqen tuaj, mund t’ja thoni. Prsh filloni bisedën duke e pyetur se si e njeh këtë mikeshën tuaj ose duke i treguar se keni të njëjtët ndjekës. Ndoshta ju thjesht mund të nenvizoni faktin se është një rastësi e çuditshme që ne kemi kaq shumë të njohur të përbashkët. Për shembull:

    • “Uau, kemi shume follower të përbashkët. Si nuk jemi takuar kurrë më parë, apo jemi takuar?!”;
    • “E njeh edhe ti Marion? Kam pershtypjen se të takova në ditelindjen e tij muajin e kaluar!”

Si te fillosh te flasesh me nje vajze ne Instagram

5. Dërgoji asaj një meme (foto me shkrime per te qeshur). Nëse ajo poston shumë meme në profilin e saj, me siguri do ta vlerësojë këtë menyre per te hapur biseden sepse eshte interes i perbashket. Zgjidhni një meme dhe dërgojani privatisht. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë lloj meme të zgjidhni, hidhini një sy profilit të saj për të kuptuar se çfarë sensi humori ka.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web
    • Nëse nuk gjeni memen e duhur, atehere kerkoni ne Instagram ndonje nga me te njohurat.

6. Flisni për diçka qe lidhet me profilin e saj ne Instagram. Nëse ajo poston shumë foto/video, do të jetë e lehtë të gjesh një temë bisede. Nëse vëreni diçka interesante ose ndoshta një hobi që keni të përbashkët, mund ta filloni bisedën duke u nisur nga kjo. Megjithatë, mos gjeni permbajtje shume te vjeter sepse mund ti duket sikur jeni stalker. Prsh:

    • “Mos e ke bere me aparatin Canon kete foto? Prej kohesh dua ta provoj!”;
    • “Te pelqeka vrapi! Mos valle merresh me atletike ne nivel kombetar?”

7. Përmendni një bisedë që keni pasur drejtpërdrejtë (nese njiheni me pare). Nëse e njihni atë personalisht, mund ta thyeni akullin duke folur per një temë që keni diskutuar me pare. Asaj nuk do t’i duket e çuditshme nese i shkruani sepse tashmë njiheni. Shkruajini asaj një mesazh të shkurtër, duke përmendur bisedën që keni pasur. Për shembull:

    • “Mesuesi i matematikes sot u soll në një mënyrë vërtet të çuditshme, kushedi ce gjeti?!”
    • “Hej, nuk kemi mbaruar së krahasuari kengetaret tanë të preferuar! Ende nuk e besoj se nuk te pëlqen Eminem!”

8. Dërgojini asaj një selfie tuajin per te flirtuar. Ti mund ti dergosh një selfie duke u perpjekur qe ta besh edhe per te qeshur. Bëni një foto të shpejtë dhe dërgojini saj privatisht duke shkruar diçka per te qeshur. Sigurohuni që selfie të jetë i papërshtatshem, ose mos ta frikësoje. Duke i shkruar edhe fjale te tipit:

    • “A nuk jam i adhurueshëm? Ndoshta është më mirë ta fshij”
    • “A mendon se duhet ta postoj kete foto? Ji e sinqertë!”.

9. Provoni të përdorni një fjali terheqese per te thyer akullin. Vajzat me sens të mirë humori mund ta pëlqejnë këtë lëvizje. Nëse asaj i pëlqen shprehja juaj, ju mund te vazhdoni të flirtoni. Provoni diçka si:

    • “Me fal, babai yt eshte hajdut? Jo, Pse? Sepse ka vjedhur dy yje ne qiell dhe i ka vendosur ne syte e tu!”
    • “Me fal, mos valle quhesh Liza? Jo pse? Sepse nje vajze e bukur si ti mund te vije vetem nga bota e cudirave!
    • “Po pyesja veten nëse kishe një zemër shtesë… sepse “dikush” sapo ma vodhi atë!”
    • “Komplimente, je pothuajse me e bukur se une…! Haha”
    • “Me fal kam nevoje per nje udhezim! Kush eshte drejtimi per te arritur zemren tende?”

10. Dergojini asaj numrin tuaj te telefonit. Prsh Nëse keni pasur një bisedë më parë, mund ta thyeni akullin duke i dërguar mesazh asaj numrin tuaj. Do të ishte akoma me mirë nëse tashmë e njihni njëri-tjetrin personalisht ose keni folur pak. Prsh thuaji:

    • “Dukesh një vajzë shumë e lezetshme. Ky është numri im nëse do qe të bisedojme më shumë”;
    • “U takuam në ditelindjen e Marios javën e kaluar. Po te le numrin nese deshiron te dalim per ndonje kafe”.

11. Postoni diçka që ajo mund ta komentojë. Kjo eshtë mënyra më indirekte se si te fillosh te flasesh me nje vajze ne Instagram, ndaj përdorni atë si mjetin e fundit. Nëse tashmë dini diçka për të (çfarë hobi ka, çfarë i pëlqen të bëjë, ku i pëlqen të hajë), provoni të postoni një foto në Story për të parë nëse ajo ju dërgon mesazh. Nëse po, atehere mund te flisni me shume.

    • Për shembull, nëse asaj i pëlqen të ecin ne natyre, postoni një foto duke ecur ne nje vend me peme.
    • Nëse ajo e ka pasion ushqimin, postoni një selfie ndërsa jeni në një restorant të ri dhe po hani nje ushqim te vecante.

12. Bejini ndonje kompliment shume te bukur. Kjo eshte nje menyre tjeter per te thyer akullin dhe nese komplimenti eshte shume i bukur dhe terheqes, atehere pervec se te merni nje faleminderit, biseda mund te vazhdoje edhe me gjate.