Si te gjesh llogarisesh vellimin e nje cilindri

Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te gjesh – llogarisesh vellimin e nje cilindri. Procedura qe duhet ndjekur eshte e thjeshte nese njihen disa madhesi si: lartesia (h) dhe rrezja (r) e njeres baze.

Permbajtja

Cfar eshte cilindri

Si te gjesh llogarisesh vellimin e nje cilindri

Cilindri është një formë e thjeshtë gjeometrike e përbërë nga dy baza rrethore paralele me njera – tjetren dhe me madhësi të barabartë. Me poshte do ju tregojme se si te llogarisni vellimin e tij, si dhe per informacion shtese: siperfaqen anesore, siperfaqen e bazes dhe ate totale.

Si te gjesh – llogarisesh vellimin e nje cilindri

Si te gjesh llogarisesh vellimin e nje cilindri

Formula për t’u përdorur është si më poshtë: V = h x π x r2 

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

V = vellimi

h = lartesia (dmth distanca midis dy bazave rrethore)

π = 3,14 (kjo eshte konstantja pi “π” greke)

r = rrezja e njeres baze rrethore (rrezja = diameter pjestim per 2)

1. Si fillim gjeni rrezen (r) e njeres prej bazave rrethore. Të dy bazat e cilindrave kanë të njëjtën madhësi. Nëse e dini madhesine e rrezes, mund të shkoni direkt në hapin tjetër. 

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web
  • Nëse keni diametrin e njeres prej bazave rrethore, atehere pjestojeni ate per 2 per te gjetur rrezen. Prsh: nese diametri eshte 2 cm, atehere rrezja është 2/2 = 1 cm. 
  • Nëse e dini madhesine e perimetrit (P) të njeres bazë, pjestojeni atë me 2π dhe do të gjeni rrezen. Prsh: r = P/2π

2. Tani llogaritni sipërfaqen e bazës rrethore. Për ta bërë këtë, përdorni formulën për të llogaritur sipërfaqen e një rrethi: S = π x r2. Zëvendësoni “r” me rrezen e bazes se cilindrit dhe beni shumezimet. Prsh:

  • S = π x 12= 3,14 x 1 = 3,14 cm2
  • Duke përafruar vlerën e π në 3,14, do të zbuloni se sipërfaqja e bazës së cilindrit tuaj është e barabartë me 3,14 cm2.

3. Tani duhet te masni lartësinë e cilindrit. Kjo eshte distanca vertikale midis dy bazave paralele te cilindrit. Le të imagjinojmë se lartësia h = 4 cm

4. Hapi final eshte te beni shumezimet per te mare vellimin e cilindrit. Pra: Shumëzoni siperfaqen e bazës me lartësinë. Duke ditur tashmë vlerën e sipërfaqes (S) se njeres baze, 3,14 cm2dhe lartësisë (h) 4 cm, rezultati përfundimtar do të jepet nga shumezimi i këtyre dy vlerave. V= 3,14 cm2x 4 cm = 12,56 cm3 . 

Kujdes: vëllimi jepet gjithmon me një njësi matëse ne kub (prsh m3), pasi përfaqëson një sipërfaqe që shtrihet në tre dimensione të hapësirës.

Si te gjesh siperfaqet

Si te gjesh siperfaqen anesore dhe siperfaqen e bazes se cilindrit

Siperfaqa anesore e cilindrit gjendet me formulen: SA = 2 x π x r x h 

Siperfaqa e bazes: Sb = π x r2

Siperfaqa totale: St = Sa + Sb = 2 x π x r x h + π x r2

Shenim: ju gjithashtu mund te gjeni vellimin e figurave gjeometrike me te perdorura ne matematike, duke klikuar ketu.