Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te hiqesh sikur je semure apo ke temperature. Te gjitheve mund t’ju kete qelluar qe te deshironi te evitoni qe te shkoni ne shkolle sepse keni nje provim te veshtire, apo thjesht te evitoni nje takim apo situate jo komode. Atehere nje menyre per te anashkaluar keto situata eshte te besh sikur je semure.
Permbajtja
- Rrit temperaturen e termometrit
- Bëjeni fytyrën të duket e nxehtë e kuqe dhe djersitur
- Beni gjoja keni dhe simptoma të tjera
- Tregoni te verteten nëse ju kuptojne
- Keshilla
Si te hiqesh sikur je semure apo ke temperature: Rrit temperaturen e termometrit
1. Mbajeni termometrin nën ujë të ngrohte per ti rritur temperaturen. Nëse doni qe dikush të mendojë se keni temperaturë te larte, mund t’ju duhet të ndryshoni temperaturen qe tregon termometri. Zgjidhja më e shpejtë është përdorimi i ujit të ngrohtë duke e vendosur majën e termometrit nën rubinet dhe prisni derisa temperatura të rritet mbi 38°C.
-
- Kini parasysh se termometri mund ta mbaje ate temperature, pasi e keni hequr nga uji ngrohte, per rreth 2-3 minuta.
- Mos lejoni që temperatura të rritet mbi 39°C, përndryshe mund t’ju zbulojne ose cojne ne urgjence.
2. Shkund termometrin me merkur për të rritur temperaturën e tij. Tundja e tij duke e mbajtur nga maja mund te beje qe ti ndryshoni temperaturen. Megjithatë, bejeni me kujdes, pasi tundja shumë e fuqishme mund të beje qe të arrijë një temperaturë shume te larte.
-
- Një termometër me merkur ka një fund metalik me maje dhe pjesa tjeter është xham me numra të stampuar në të. Mërkuri lëviz brenda termometrit për të treguar temperaturën.
- Mbajeni nga maja metalike kur e tundni. Drejtojeni pjesën tjetër të termometrit në dysheme dhe tundeni atë para – mbrapa për të rritur temperaturën.
3. Nëse keni një termometër dixhital, ngroheni atë duke fërkuar majën e tij midis gishtërinjve tuaj. Mbajeni te palevizur me njërën dorë dhe kapeni majën e tij midis gishtit të madh dhe gishtit treguesit të dores tjetrës. Fërkoni dy gishtat sa më shpejt që të mundeni për të rritur temperaturen.
-
- Termometrat dixhitalë janë zakonisht prej plastike me një majë metalike dhe kane një ekran për leximin e temperaturës.
4. Nese e masni temperaturen nga goja: Hani ose pini diçka të ngrohtë përpara matjes. Prsh pini diçka të ngrohtë, si prsh një filxhan çaj, pak para se të vendosni termometrin në gojë. Mbajeni pijen/ushqimin pak në gojën tuaj për disa sekonda përpara se të gëlltisni.
-
- Ju gjithashtu mund të mbani pak lëng të ngrohtë nën gjuhë për të futur majën e termometrit gjatë matjes.
- Mos e ngrohni shumë lëngun, për të shmangur djegien e gojës.
- Në disa raste, nëse prindërit ju besojnë, bejeni vete matjen dhe me pas komunikojeni.
Si te hiqesh sikur je semure apo ke temperature: Bëjeni fytyrën të duket e nxehtë e kuqe dhe djersitur
1. Ngroheni ballin me një shishe ose ene të mbushur me ujë të ngrohtë. Ne kete menyre do duket sikur keni temperature. Mbushni një shishe me ujë të nxehtë dhe mbajeni në ballë për disa minuta për ta bërë atë të ngrohtë në prekje.
-
- Në momentin që prindi ose dikush tjetër do kontrollojë temperaturën e ballit me dore, do besoj se keni temperature.
2. Ju gjithashtu mund te hani diçka pikante për të rritur temperaturën e trupit në mënyrë natyrale. Prsh, specat djegës, mund të shkaktojnë rritjen e temperaturës së trupit tuaj.
-
- Nëse e teproni dhe hani diçka shumë pikante, pini pak qumësht sepse kjo do të ndihmojë në lehtësimin e djegies se gojes.
3. Beni stervitje ose qëndroni nën mbulesa për pak kohë, që të dukeni të skuqur. Gjëja më e lehtë për të bërë është të mbuloni kokën për disa minuta nen batanije. Nxehtësia do ju bëjë të dukeni te skuqur dhe do rrisë temperaturën e ballit.
4. Shtypni një leckë të lagur në lëkurën tuaj ose spërkatni fytyrën me ujë për t’u dukur e djersitur. Prsh mund te mbani një leckë në ujë të ngrohtë për disa minuta dhe pastaj ta vendosni në fytyrë per ca kohe dhe më pas ta hiqni. Sigurohuni që fytyra juaj të mos jetë shumë e lagur sepse ju vetëm duhet të keni pamjen e lëkurës së butë dhe të djersitur.
Si te hiqesh sikur je semure apo ke temperature: Beni gjoja keni dhe simptoma të tjera
1. Pretendoni se keni ftohtë, jo nxehtë. Kjo eshte nje nga menyrat me te mira si te hiqesh sikur je semure apo ke temperature. Njerëzit me temperaturë shpesh ndjejnë të ftohtë, edhe pse jane të nxehtë kur i prek. Nëse dikush vjen ju kontrollon, futuni nën batanije ose vishni rroba te trasha.
2. Sillu sikur ndihesh i lodhur dhe pa forca. Nëse doni të pretendoni se keni temperaturë, nuk mund të lëvizni sikur ndiheni mirë. Për shembull:
-
- Mbani kokën me njërën dorë kur jeni ulur, për t’i bërë të tjerët të mendojnë se jeni të pafuqishëm.
- Nëse jeni në këmbë, lëreni trupin tuaj të përkulet përpara ose sikur humbni ekuilibrin.
- Mundohuni t’i mbani sytë pjesërisht të mbyllur.
3. Beni sikur nuk keni oreks per te ngrene asgje. Ne fakt një tjetër simptomë e temperaturës është mungesa e oreksit. Nëse dikush ju pyet nëse doni të hani diçka, mos kërkoni asgje ose thjesht ndonje leng te ngrohte.
4. Shfryni hundet, teshtini ose kollituni për te bere sikur jeni me grip. Simptomat e gripit shpesh sjellin temperaturë, kështu që mund të shtoni disa kollë dhe teshtitje në skenën tuaj.
-
- Ngrënia e ushqimeve pikante (spec djeges) do ju ndihmonte ne kete rast.
5. Hiquni sikur ju dhemb stomaku ose keni dhimbje koke. Nëse nuk jeni të sigurt nëse mund të imitoni simptomat e gripit, ankohuni për dhimbje koke ose stomaku. Mbajeni një dorë në pjesën që supozohet se ju dhemb. Nëse keni thënë se keni dhimbje barku, shkoni në banjë me shpesh dhe rrini me gjate.
6. Mos e teproni me aktrimin. Inskenimi duhet të duket realist, ndaj përpiquni të mos e bëni atë dramatik sepse njerëzit mund të kuptojne se po mashtroni ose te mendoje se jeni shumë sëmurë dhe të këmbëngulin që t’ju çojnë te mjeku.
Tregoni te verteten nëse ju kuptojne
1. Pranojeni se po beni gjoja nëse dikush ju zbulon. Nëse prindërit tuaj e kuptojnë se ju e keni ngrohur qëllimisht termometrin ose ballin për t’i bërë ata të mendojnë se keni temperaturë, pranoni fajin tuaj sepse ndryshe mund te kesh me shume telashe.
-
- Për shembull, ju mund të thoni: Ke të drejtë babi, thjesht po beja sikur isha sëmurë.
2. Pastaj shpjegoni pse u shtirët. Jini të sinqertë se pse nuk doni të shkoni, prsh ne shkolle, në vend që të përdorni më shumë gënjeshtra. Ndani ndjenjat tuaja pa u justifikuar.
-
- Për shembull, mund të thuash: Sot është testi i matematikes dhe unë nuk isha pregatitur mjaftueshem, prandaj vendosa të shtirem si i sëmure që të mos marr një notë të keqe.
3. Kerkoni falje për gënjeshtren tuaj. Pranoni se e dini se keni gabuar dhe premtoni se do të jeni më të sinqertë në të ardhmen.
-
- Për shembull, ju mund të thoni: Më vjen keq për atë që bëra. E kuptoj që është e gabuar dhe premtoj se nuk do ta bëj më.
4. Pranoni pasojat e gjestit tuaj. Prindërit mund t’ju ndëshkojnë për gënjeshtrat. Në vend që të debatoni ose të përgjigjeni keq, pranoni pasojat për t’ju treguar qe keni mare mesim dhe qe nuk do perseritet. Kjo tregon se jeni penduar dhe do ju beje te rifitoni me shpejt besimin e tyre.
Këshilla
- Per te rritur temperaturen, vishuni trashe gjatë gjumit. Vendosni alarmin tuaj 10 minuta më herët për të lënë kohë që ti hiqni rrobat e teperta, më pas thirrni prindërit për t’u thënë atyre se keni shume vape dhe ju dhemb barku.
- Bëni sikur flini shumë gjume për të mbështetur sjelljen tuaj dhe qëndroni nën mbulesa me rroba të trasha.
- Mos thuaj se vollet, nëse nuk ke krijuar ndonjë të vjell të rreme apo nuk ke vjelle vertete duke futur gishtin ne goje.
- Te besh sikur ke temperaturë mund t’ju sjellë telashe dhe personi që keni gënjyer mund të humbasë besimin tek ju. Shpesh është më e lehtë të besh ate qe te takon sesa të pretendosh se je sëmurë.