Si te kuptosh nese e dashura te tradheton

Si te kuptosh nese e dashura te tradheton

Ne kete udhezues do ju shpjegojme se si te kuptosh nese e dashura te tradheton me nje tjeter. Kuptohet qe keshillat e meposhtme vlejne edhe per te dashurin. Ne fakt mund te ndodh qe te keni dyshime per partenerin/partneren tuaj, kur papritur vereni disa ndryshime ne sjellje, megjithese kjo nuk do te thote qe detyrimisht po ju tradheton.

Me poshte do ju japim disa keshilla qe mund t’ju ndihmojne ne analizimin e situates, per te pasur nje ide me te qarte mbi fortesine dhe jetegjatesine e lidhjes suaj.

Permbajtja

Si te kuptosh nese e dashura te tradheton

Tani le te fillojme me analizimin e shenjave se si te kuptosh nese e dashura te tradheton. Nuk eshte e thene qe ato te jene 100% te sigurta por ne shume raste mund t’ju japin nje sugjerim dhe t’ju hapin syte mbi ate qe po ndodh.

Si te kuptosh nese e dashura te tradheton

a) Si fillim shikoni për ndryshime në rutinën e jetes se perditshme. Per shembull kur partneri/partnerja thote se u vonua ne pune, kjo mund te jete e vertete dhe te justifikohet me angazhime ne pune, por megjithate vonesa e shpeshte eshte nje shenje per tu pasur parasysh.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

b) Vereni nese ju lejon të prekni apo shikoni telefonin e tij, emailet, WhatsApp, Instagram, Facebook. Nëse partneri juaj fsheh telefonin e tij nga ju, ose fshin të gjitha mesazhet apo fotot para se t’ju lejojë ta përdorni, atehere me siguri po ju fsheh dicka.

c) Shikoni me vemendje nese largohet nga ju kur e marin ne telefon. Ne kete rast me siguri fsheh dicka sepse nuk deshiron qe te degjoni biseden dhe nese e pyesni se kush te telefonoi, nuk jep asnje pergjigje bindese.

d) Nese keni vene re ndryshime te papritura humori dhe rritjen e zenkave, atehere mund te jete qe nje partner qe tradheton mund te trasferoj turpin e veprimit te kryer, merzine dhe ndjesine e fajit, mbi ty dhe keshtu qe fillon te zihet. Me pak fjale do perpiqet qe te shkarkoje ndjenjat negative mbi ty.

Si te kuptosh nese e dashura te tradheton

e) Nuk flisni më me njeri tjetrin si me pare. Dmth e ndjeni qe ju rri larg dhe nuk flet apo shpreht si me pare. Kjo mund te ndodhe sepse mendja e tij/saj rri te personi tjeter dhe nuk deshiron te ndaj gje me ju.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

f) Vini re me kujdes nese perpiqet ti ule vlerat gjithmon nje personi qe mund te njihni te dy. Edhe sikur te thoshte gjera te keqija mbi nje person, beni kujdes mbi faktin qe e permend shume shpesh sepse mund te jete qe po perpiqet qe te beje te besosh qe e ka inat ate person, me qellim qe te largoje dyshimet e tua.

g) Nje shenje tjeter eshte te shikoni për ndryshime në opinion, veçanërisht për muzikën, politikën, librat ose filmat e preferuar, Kur një person kalon mjaftueshëm kohë me një person tjetër, ata mund te fillojnë qe të ndryshojne kendveshtrime. Me fjale te tjera, nëse partneri juaj interesohet për gjërat që dikur i urrente, ai/ajo me siguri është ndikuar nga dikush.

h) Nje shenje tjerer si te kuptosh nese e dashura te tradheton, eshte te shikosh se si kanë filluar te sillen miqtë e tij/saj ne pranine tuaj. Per shembull, kur flisni me miqtë e tij/saj, ata ju duken te ndryshem nga zakonisht, ju duken si të shqetësuar, nervozë apo deshirojne qe te largohen sa me shpejt, atehere ndoshta ata dinë qe dicka nuk shkon ne marredhenien tuaj.

i) Ndjeni nese ka ndonjë aromë/parfum kur ju afrohet ose nese ka ndonje shenje puthje/thithje/kafshimi ne trup/qafe. Nëse ka nje parfum që nuk e perdorni apo ndonje shenje qe sja keni bere ju, atehere ka qene me dike tjeter.

j) Nese duket i merziur kur ju shkoni ta takoni pa e lajmeruar me pare, apo ju shkruan vetëm mesazhe kur është në shtëpi, duke mos ju telefonuar asnjehere, atehere këto mund të jenë shenja të një tradhtie.

k) Zbuloni nje gënjeshter te tij/saj. Pyesni partnerin tuaj se ku ishte në një ditë të caktuar dhe mbani mend mirë përgjigjen. Pyeteni përsëri disa ditë më pas. Nëse ju gënjen gjatë gjithë kohës, do ta ketë të vështirë qe te kujtoj te gjitha pergjigjet qe ju ka dhene. Ai madje mund të zemërohet për shkak të pyetjeve tuaja dhe mos ju pergjigjet, duke ju dhënë një sinjal tjetër negativ.

Si te kuptosh nese e dashura te tradheton

l) Beni kujdes për faturat që kanë porosi për dy persona apo jane te pajustifikuara. Nëse vazhdoni gjeni fatura produktesh/ristoranti me produkte për dy persona, apo për një bizhuteri që nuk e keni blere, atehere beni kujdes.

m) Vini re nese ka nevoje qe te fshije/pastroje perpara se te lejoje qe te hysh ne shtepi, dhome apo makine. Mund te kete nevoje qe te fsheh dicka qe mund te kete lene personi tjeter apo pastroje rremujen e krijuar.

n) Vini re nese ka disa rrjete sociale, email etj dhe ka ndryshuar papritur password qe mos te lejoje te hysh. Ky nuk eshte nje problem ne rastet kur nuk te ka dhene ndonjehere password-in, por nese ta ka dhene dhe e ndryshon papritur, atehere mund te deshiroje qe te fshehe mesazhet e mara. 

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

o) Vereni nëse fillon t’ju blejë dhurata pa arsye ose nëse fillon të përmendë ndonjehere fundin e marrëdhënies suaj. Pyetje te tipit: cfarë do të bëje nëse do të ndaheshim, janë të dhëna shumë të rëndësishme. Zakonisht të gjithë ndihen fajtorë pas një tradhtie, prandaj shumë njerëz përpiqen ta mbulojne këtë faj me veprime te bukura apo dhurata.

Si te kuptosh nese gruaja te ka tradhetuar

  • Ajo/Ai fillon të dalë më shpesh vetëm dhe zakonisht nuk ju thotë se ku do të shkojë apo çfarë do të bëjë.
  • Ka filluar të injoroje telefonatat dhe mesazhet për periudha të gjata kohore pa ndonjë arsye të bindese.
  • Ndodhite qe tregojne, ndryshojnë dhe versionet e dhena nuk përkojnë gjithmon. Ai/Ajo zemërohet nëse i vini ne dukje kontradiktat.
  • Përmend shpesh nje person te ri ne jeten tuaj, gjë qe me pare se bente.
  • Ka ndryshime të pazakonta në orarin e punës.
  • Ankohet për marrëdhënien tuaj ose për ju gjatë gjithë kohës dhe kur ju kërkoni nje zgjidhje për kritikat, ai/ajo nuk i pranon ato dhe nuk përpiqet aspak qe të bëjë te mundur qe gjërat të funksionojnë mes jush.
  • Deshira seksuale ka ndryshuar. Nuk ndjeni të njëjtin pasion dhe lidhje si më parë.
  • Ai/Ajo ka pushuar së foluri për jetën, mendimet dhe shqetësimet qe mund te kete.
  • Ai/Ajo kërkon privatësi, por ty nuk ta lejon aspak.
  • Kalon më shumë kohë se zakonisht në telefon ose kompjuter.
  • Ka filluar papritur te kujdeset me shume per veten, duke blere rroba dhe duke u lyer.
  • Perpiqet te nderroj shpejt argument kur i flet per nje nje person qe dyshon.
  • Nuk arrin te te shikoj ne sy kur flisni per gjera serioze (nese shikon siper dhe anash, fsheh dicka, nese shikon poshte, ka turp ose ka frike).
  • Nuk gjen kohe per ty.

Si vjen ne ndihme teknologjia per ta zbuluar

Tani le te shikojme se si te kuptosh nese e dashura te tradheton, duke perdorur teknologjine ose me sakte telefonin. Ne fillim mund te shikoni telefonatat e bera dhe marra. Ne kete menyre vereni nese ka ndonje telefonate te shpeshte apo ne orare te pazakonta. Shikoni gjithashtu nese ka nedonje numer/emer te dyshimte ne rubrike (mund te jete femer me emer mashkulli ose anasjelltas).

Gjithashtu kontrolloni Galerine e telefonit (dmth vendin ku ndodhen fotot/videot) dhe beni kujdes sepse mund te kete ndonje foto/album te fshehur. Duhet te shkoni te cilesimet dhe te shfaqni albumet e fshehur.

Shikoni kronologjine e browser/shfletuesit (prsh google Chrome) per te pare nese ka ndonje kerkim te dyshimte (gjithmon nese nuk e ka fshire kronologjine). Gjithashtu mund te shikoni cfar ka kerkuar ne Google Maps per te pare vendet ku mund te kete shkuar. Kontrolloni mesazhet ne rrjetet sociale si Instagram, Facebook, WhatApp etj.

Sot njerezit zakonisht flasin ne WhatsApp (Android/iPhone) dhe pastaj mund te fshijne mesazhet. Atehere aktivizoni backup te WhatsApp ne Google Drive permes nje adrese Gmail dhe me pas mund te ktheni nje backup te bere per te pare mesazhet e fshira. Per me shume detaje lexoni udhezuesin: Si te shikosh mesazhet e fshira ne WhatsApp.