Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te lidhesh account Instagram me account Facebook. Per shembull, nese keni hapur nje llogari ne Instagram dhe kryesisht ate perdorni, por gjithashtu keni nje llogari ne Facebook dhe do preferonit te mos e lini pas dore, atehere nje zgjidhje e mire do ishte të lidhni të dy llogarite me njera tjetren dhe për të postoni foto dhe video në të dyja në të njëjtën kohë.
Me poshte do ju tregojme, jo vetem se si te lidhni dy profilet, por edhe procedurën për lidhjen e llogarisë së biznesit tuaj në Instagram me faqen përkatëse në Facebook. Në këtë mënyrë do të mund të përdorni edhe mjetin Facebook Business Suite, i cili është shumë i dobishëm për promovimin e aktiviteteve profesionale. Në fund, do ju shpjegojme hap pas hapi procedurën për konfigurimin e ndarjes automatike të story dhe postimeve nga Instagram në Facebook.
Permbajtja
- Si te lidhesh Instagramin me një profil në Facebook
- Si te lidhesh Instagramin me një faqe në Facebook
- Si të lidhesh Instagramin me Facebook Business Manager
- Si të shkëputesh Instagramin nga Facebook
Si te lidhesh Instagramin me një profil në Facebook
Tani le te fillojme dhe te shpjegojme se si si te lidhesh account Instagram me account Facebook. Nëpërmjet kësaj procedure, e cila zgjat vetëm disa minuta, është e mundur të lidhni story te Instagram me Facebook dhe të aktivizoni ndarjen automatike të postimeve qe publikoni në Instagram edhe në profilin tuaj në Facebook.
Për të lidhur profilin tuaj në Instagram me profilin tuaj në Facebook, thjesht nisni aplikacionin Instagram në telefonin tuaj dhe pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj, trokitni lehtë mbi miniaturën e fotos se profilit tuaj në menunë poshte djathtas ne cep.
Tani, në ekranin që është hapur, shtypni butonin (☰) siper djathtas dhe më pas zgjidhni Cilësimet/Impostazioni > Llogaria/Account > Ndarja në aplikacione të tjera/Condivisione su altre app dhe pastaj të shtypni artikullin Facebook.
Më pas shtypni butonin Vazhdo/Continua, hyni në llogarinë tuaj në Facebook (nëse kjo nuk ndodh automatikisht) dhe ndiqni udhëzimet që shfaqen në ekran për të konfiguruar Qendrën e Menaxhimit të Llogarisë/Centro gestione account nga aplikacioni Instagram. Nëse keni shumë profile në Facebook, do të duhet të vendosni se cilin të lidheni me profilin e Instagramit dhe më pas të shtypni butonin Vazhdo/Continua.
Tani, shtypni butonin Po, përfundoni konfigurimin/Sì, completa la configurazione dhe në fund prekni artikullin Filloni të ndani në Facebook/Inizia a condividere su Facebook. Tani mund të postoni përmbajtje në Instagram dhe ajo do të ndahet automatikisht në Facebook. Ndersa kur te vendosni nje story ne Instagram, perpara se ta publikoni do pyeteni nese deshironi ta ndani edhe ne Facebook apo jo.
Si te lidhesh Instagramin me një faqe në Facebook
Nese dëshironi të dini se si ta lidhni Instagramin me një faqe në Facebook që ju menaxhoni, atehere duhet të dini se këtë mund ta bëni vetëm nëse jeni administrator i faqes në Facebook.
Nga kompjutri, duke vepruar përmes faqes zyrtare të Instagramit ose duke përdorur aplikacionin e tij për Windows 10 dhe versionet e mëvonshme.
Si te lidhesh account Instagram me account Facebook: nga teleofon Android dhe iPhone
Nëse doni të dini se si ta lidhni Instagramin me një faqe në Facebook duke përdorur telefonin dhe tabletët, fillimisht hapni aplikacionin Facebook për Android ose iPhone/iPadOS dhe hyni në llogarinë tuaj dhe verifikoni që jeni administrator i faqes që dëshironi të lidhni me Instagram.
Pastaj, shtypni ikonën e tre vijave horizontale të pranishme në menunë e aplikacionit dhe shtypni emrin e faqes tuaj, më pas shtypni ikonën e ingranazhit dhe prekni artikullin Rolet e faqes/Ruoli della pagina. Nëse roli i administratorit shfaqet nën emrin tuaj, do të thotë që ju mund të vazhdoni me lidhjen e faqes së Facebook me profilin tuaj në Instagram.
Tani, nisni aplikacionin Instagram për Android i shkarkueshëm nga Play Store ose per iPhone dhe nëse nuk e keni bërë tashmë, identifikohuni me kredencialet tuaja të hyrjes. Më pas shtypni miniaturën e fotos se profilit tuaj në menynë e poshtme djathtas ne cep, për të parë profilin tuaj, shtypni ikonën ☰ që ndodhet lart djathtas dhe trokitni lehtë mbi artikujt Cilësimet/Impostazioni > Llogaria/Account > Ndarja në aplikacione të tjera/Condivisione su altre app.
Tani shtypni artikullin e Facebook, prekni butonin Vazhdo/Continua dhe nëse nuk e keni bërë tashmë, lidhni llogarinë tuaj Instagram (pavarësisht nëse është një llogari personale apo profesionale) me profilin tuaj në Facebook, siç shpjegohet në kapitullin e mëparshëm.
Sapo të përfundoni lidhjen me profilin tuaj në Facebook, faqet në Facebook ku jeni administrator do të identifikohen automatikisht. Prandaj, vendosni shenjën pranë faqes që keni ndërmend të lidhni me Instagram dhe kaq.
Si te lidhesh account Instagram me account Facebook: nga kompjutri
Për të lidhur një llogari në Instagram me një faqe Facebook nga një kompjuter, fillimisht lidhuni me faqen zyrtare të Instagramit ose hyni në llogarinë tuaj (pavarësisht nëse është një llogari personale apo profesionale), nëpërmjet aplikacionit për kompjuter Windows.
Pasi të bëhet kjo, shtypni foton tuaj të profilit që ndodhet lart djathtas dhe shtypni artikullin Cilësimet/Impostazioni. Tani, në ekranin e ri që shihni, klikoni mbi formulimin Qendra e Menaxhimit të Llogarisë/Centro gestione account që ndodhet poshte manjtaz ne cep.
Më pas, nëpërmjet Qendrës së Menaxhimit të Llogarisë/Centro gestione account, shtoni llogarinë tuaj në Facebook duke shtypur butonin Shto llogari/Aggiungi account dhe më pas duke u identifikuar në të. Më pas shtypni butonin Vazhdo/Continua dhe në fund klikoni butonin Po, përfundoni konfigurimin/Sì, completa la configurazione, për të përfunduar lidhjen.
Si të lidhesh Instagramin me Facebook Business Manager
Facebook Business Suites është një mjet falas në pronësi të Facebook që ju lejon të menaxhoni llogaritë tuaja në Facebook dhe Instagram në një ekran. Mund të përdoret nëpërmjet aplikacionit për Android dhe iPhone/iPadOS, për t’iu përgjigjur më shpejt mesazheve ose komenteve, si dhe për të publikuar ose planifikuar postime dhe histori në Facebook dhe Instagram. Është gjithashtu i disponueshëm nga PC, duke u lidhur drejtpërdrejt me faqen e tij zyrtare.
Duke bërë premisat e nevojshme më sipër, në kapitujt e mëposhtëm do të shpjegoj se si të lidhni Instagramin me Facebook Business Suites duke vepruar nga të gjitha pajisjet.
Nga telefon Android dhe iPhone
Nëse preferoni të veproni nga një telefon inteligjent, për të mësuar se si ta lidhni Instagramin me Facebook Business Suites, nisni aplikacionin që keni shkarkuar në pajisjen tuaj dhe identifikohuni në llogarinë tuaj në Facebook (duhet të jeni administrator i faqes së lidhur më parë me Instagramin).
Pasi të bëhet kjo, shtypni ikonën ☰ dhe prekni Cilesimet/Impostazioni/Settings> Instagram në menunë që ju ofrohet. Më pas, në ekranin e ri që ju shfaqet, shtypni butonin Lidh llogarinë/Collega account dhe në fund Konfirmo/Conferma për të përfunduar procedurën duke hyre në llogarinë tënde në Instagram.
Nga kompjutri
Nëse preferoni të veproni nga kompjutri, fillimisht duhet të vazhdoni duke u lidhur me faqen e Facebook-ut dhe më pas të shkoni në ekranin që lidhet me faqen e Facebook-ut që menaxhoni si administrator dhe për të cilën dëshironi të bëni këtë lidhje.
Pasi të jetë bërë kjo, në menunë anësore Menaxho faqen/Gestisci pagina, klikoni në Cilesimet/Impostazioni/Settings > Instagram dhe më pas shtypni butonin Lidh llogarine/Collega account/Connect account.
Tani vazhdoni duke shtypur butonin Vazhdo/Continua, për të autorizuar lidhjen, rrjedhimisht duke hyrë në llogarinë tuaj në Instagram, për të përfunduar procedurën.
Si të shkëputesh Instagramin nga Facebook
Për të shkëputur Instagramin nga Facebook, pavarësisht nëse keni lidhur profilin tuaj personal ose një faqe në Facebook që menaxhoni, gjithçka që duhet të bëni është të hyni në llogarinë tuaj në Instagram (nëpërmjet aplikacionit të smartphone, nga faqja e internetit ose duke përdorur aplikacionin Windows 10) dhe shkoni te menuja Cilësimet/Impostazioni/Settings.
Në këtë pikë, shtypni artikullin Qendra e menaxhimit të llogarisë/Centro gestione account që ndodhet në fund, prekni profilin e shtuar Facebook dhe në fund hiqeni atë duke shtypur butonin Hiq nga qendra e menaxhimit të llogarisë/Rimuovi dal centro gestione account.