E-Albania eshte portali i qeverise se Republikes se Shqiperise. Ai ofron mijera sherbime te ndryshme, te cilat mund ti arrini vetem ne pak klikime. Per te perfituar nga keto sherbime eshte e nevojshme qe te regjistrohesh ne platforme. Ne kete udhezues do te shpjegojme hap pas hapi se si te regjistrohesh ne eAlbania dhe do shikoni qe eshte shume e thjeshte. Per tu regjistruar ne eAlbania duhet te perdorni shfletuesin/browser si Google Chrome, nga kompjuteri ose telefoni. Per me shume vazhdoni lexoni me poshte.
Permbajtja
- Informacionet paraprake
- Si te regjistrohesh ne eAlbania si individ
- Si te regjistrohesh ne eAlbania si biznes
Informacionet paraprake
Qe të përftoni nga shërbimet elektronike të ofruara nga portali eAlbania duhet të regjistroheni patjeter ne portal.
Regjistrimi në portalin qeveritar eAlbania mund të kryhet si për shtetasit shqiptarë, ashtu dhe për shtetasit e huaj të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri. Shtetasit shqiptarë mund te regjistrohen nëpërmjet Numrit Personal të Identifikimit (NID), të cilin mund ta gjeni në kartën e identitetit ose në pasaportë. Ndërsa shtetasit e huaj mund të regjistrohen nëpërmjet Numrit të Identifikimit, me të cilin janë pajisur në momentin e marrjes së lejes së qëndrimit. Domethen per tu regjistruar ju nevoitet patjeter nje dokument identifikimi i vlefshem (karta e identitetit ose pasaporta), gjithashtu nje email dhe nje numer telefoni. Nese nuk dini se si te hapni nje email lexoni udhezuesit: Si te hapesh llogari Hotmail Outlook ose Si te hapesh llogari account Gmail.
Si te regjistrohesh ne eAlbania si individ
Hapi i pare qe duhet te beni per tu regjistruar ne eAlbania eshte te shkoni ne faqen zyrtare te portalit duke klikuar ketu.
Shenim: fjalet qe kane “ë” ose “ç” duhet te shkruhen tamam si jane dhe jo thjeshte me “e” ose “c”.
Tani perpara jush do shfaqet faqa kryesore me disa shkrime dhe ju duhet te klikoni ne Regjistrohu/Register qe ndodhet ne qender.
Pasi keni klikuar mund t’ju shfaqet nje faqe e cila do ju kerkoje te vertetoni se nuk jeni robot (CAPTCHA). Ne kete pike duhet te shkruani shkronjat ose numrat qe shikoni, ne kutine qe thote Rishkruani tekstin. (Mos ngaterroni shkronjat e medha dhe te vogla, plus qe nuk duhet te vini hapesira kur shkruani shkronjat ose numrat qe shikoni. Mund ti degjoni ose nderroni karakteret qe shikoni duke shtypur butonin e altoparlantit ose te shigjetave nese deshironi). Tani shtypni butonin Vazhdo qe ndodhet me poshte.
Nese gjithcka shkoi mire, atehere sapo keni mberritur ne faqen e regjistimit. Ketu duhet te futni te gjitha te dhenat tuaja personale, hap pas hapi.
Portali ju vjen ne ndihme duke ju dhene sugjerime mbi te dhenat qe duhet te fusni. Per te pare sugjerimet mjafton te klikoni ne kutite boshe ku duhet te fusni te dhenat dhe sugjerimi do ju shfaqet menjehere majtaz ose djathats.
Tani ti hedhim nje sy te dhenave qe duhet te fusni ne portal dhe te shpjegojme se cfar jane saktesisht.
1.Kodi i përdoruesit (NID: Numri personal i identifikimit)/User Personal Identification Number (NID): Është numri personal i identifikimit te cilin e gjeni ne pasaporte ose ne karten tuaj te identitetit (klikoni kutine boshe per te pare vendin e sakte se ku ndodhet).
2.Data e skadimit të kartës së identitetit/Identification document expiry date: Ketu duhet te vendosni datën e skadimit të kartës së identitetit në formatin datë.muaj.vit. (prsh 16.08.2026)
3.Fjalëkalimi/Password: Duhet qe fjalëkalimi të jetë 8 deri në 12 karaktere i gjatë, te perfshije shkronja dhe numra dhe nuk duhet të fillojë ose mbarojë me hapësira. Shkronjat mund te jene te medha dhe te vogla per te rritur sigurine. Fjalekalimin duhet ta shkruani serish per ta konfirmuar, ne kutine fjalekalimi perseri/retype password.
4.E-mail: Ketu duhet te shkuani email tuaj sepse në këtë adresë do të vijë linku i aktivizimit të llogarisë (te cilin duhet ta hapni duke e klikuar) dhe të gjitha njoftimet që kanë te bëjnë me aplikimet tuaja.
5.Numri i celularit/Mobile phone number: Ketu duhet te fusni numrin e telefonit. Sigurohuni që të vendoset në formatin e duhur. Për numrat shqiptarë formati është 06xxxxxxxx ndersa për numrat jashtë Shqipërisë, formati i saktë është 0044/0039/0032xxxxxxxx, prefiksi vendoset në varësi të shtetit ku jetoni.
6.Pyetja e sigurise/Security question: Duhet te zgjidhni nje nga mundesite qe ju shfaqen duke klikuar ne kuti dhe ne kutine me poshte te quajtur pergjigja e pyetjes se sigurise te jepni pergjigjen e pyetjes qe keni zgjedhur. Kjo eshte e rendesishme sepse mund t’ju ndihmoj qe te futeni ne llogarine tuaj ne rast se harroni fjalekalimin e portalit.
7.Tani ngelen të dhënat personale (Emri/Name, Mbiemri/Surname, Atësia/Father Name (emri babait), Mëmësia/Mother Name (emri mamase), Datëlindja/Birthdate): Duhet të bëhet kujdes që të gjitha të dhënat të jenë të sakta dhe të përputhen më të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile. Nëse edhe pas verifikimit të të dhënave tuaja në Gjendjen Civle do të keni vështirësi me regjistrimin, atehere shkruani me email problemin tuaj mbi regjistrimin në login@e-albania.al.
8.Tani gjithcka qe duhet te beni eshte te vendosni shenjen e kontrollit ne kutine e vogel, majtaz shkrimit Miratoj perdorimin e te dhenave te mia personale (Mjafton te klikoni ne kuti).
9.Pasi u kompletuan te gjitha hapat me siper mund te shtypni butonin Regjistrohu/Submit registration.
10.Njehere qe keni shtypur regjistrohu, do ju dergohet nje kod me kater shifra me mesazh ne numrin tuaj te telefonit te cilin duhet ta futni ne faqen qe do hapet. Gjithashtu do ju dergohet edhe nje link aktivizimi ne email-in tuaj, te cilin gjithashtu duhet ta hapni duke i klikuar siper.
Me ne fund mund te themi se procedura se si te regjistrohesh ne eAlbania perfundoi me sukses.
Për më tepër ndihmë për proceduren e regjistimit në ealbania, shikoni kete video ne YouTube duke klikuar ketu.
Si te regjistrohesh ne eAlbania si biznes
E-Albania ofron mundësinë e regjistrimit të biznesit për çdo qytetar shqiptar apo të huaj që zotëron apo administron një biznes, duke ua bere proceduren shume te thjeshte.
Në rastin e qytetarëve shqipetare dhe atyre të huaj qe jane të pajisur me leje qëndrimi ne Shqiperi, regjistrimi mund të kryhet nëpërmjet llogarive personale në portal. Pasi të jetë bërë regjistrimi si individ dhe identifikimi në portalin eAlbania, në faqen kryesore mund të kryhet regjistrimi i biznesit duke klikuar ne Regjistro një biznes. Identifikimi në llogarinë e biznesit mund të bëhet nëpërmjet Numrit të Identifikimit të biznesit dhe Fjalëkalimit.
Shenim: për të regjistruar biznesin duhet patjetër të jeni futur në portalin eAlbania me llogarinë e personit i cili është administrator i biznesit.
Në rastin e qytetarëve të huaj të cilët nuk janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, regjistrimi i biznesit mund të kryhet nëpërmjet opsionit Register your business as a foreign citizen, që shfaqet në faqen kryesore te sherbimit, te cilin mund ta arrini duke klikuar ketu.
Tani duhet të plotësohen te gjitha fushat e specifikuara në formularin e regjistrimit.
Për më shume informacion për procedurën e regjistrimit të biznesit në portalin eAlbania, ndiqni këtë video ne YouTube duke klikuar ketu.
Portali eAlbania mund te perdoret edhe nga nje aplikacion per telefon, te cilin mund ta shkarkoni nga Play Store.