Ne kete udhezues do te shpjegojme se si te shikosh kush viziton profilin tend TikTok. Ky i fundit eshte nje nga rrjetet sociale me te perdorura ne bote. Aty mund te publikoni dhe shikoni video argetuese dhe gjithashtu te ndiqni persona qe njihni ose jo. Megjithate, nese jeni kurjoz te dini se kush viziton profilin tuaj, atehere ketu jeni ne vendin e duhur per te mesuar se si behet.
Me poshte do ju tregojme se si ta aktivizoni dhe përdorni nje mjet specifik te vendosur ne dispozicion nga TikTok, i cili ju lejon te shikoni historikun e shikimeve të profilit tuaj, qofte nga telefonat ashtu edhe nga kompjutri. Per te gjitha detajet vazhdoni lexoni me tej.
Permbajtja
Informacioni paraprak
Perpara se t’ju tregojme se si te shikosh kush viziton profilin tend TikTok, duhet te dini disa informacione paraprake. Si fillim duhet t’ju themi se per te arritur qellimin tuaj, duhet të aktivizoni funksionin Shikimet e profilit/Visualizzazioni del profilo, i cili është i disponueshëm në aplikacionin TikTok për Android dhe për iPhone/iPadOS.
Në fakt, ky mjet, nëse aktivizohet, ju lejon të shihni se kush e ka parë profilin tuaj në 30 ditët e fundit. Është e rëndësishme të dini se përfshin një marrëdhënie reciproke, dmth nëse e aktivizoni, do t’i lejoni gjithashtu njerëzit me këtë funksion të aktivizuar, qe të shohin se ju keni parë profilet e tyre (gjithmonë në 30 ditët e fundit).
Nga një kompjuter ose shfletuesi i telefonit (prsh Chrome ose Safari), dmth nga faqja zyrtare e TikTok, nuk është e mundur të përdoret veçoria e shikimeve të profilit/Visualizzazioni del profilo, por ka veçori të tjera të rrjetit social që ju lejojnë të kuptoni se kush e viziton profilin tuaj. Do ju flasim per to ne kapitujt ne vijim.
Si te shikosh kush viziton profilin tend TikTok: ne Telefon Android/iPhone
Për të parë se kush e shikon profilin tuaj në TikTok nga telefoni juaj, fillimisht duhet të aktivizoni mjetin shikimet e profilit/Visualizzazioni del profilo. Prandaj, pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj, shkoni në ekranin e profilit tuaj dhe shtypni ikonën e ingranaxhit që ndodhet në këndin e sipërm djathtas. Nga këtu, konfirmoni aktivizimin e historisë së shikimeve të profilit/cronologia delle visualizzazioni del profilo duke shtypur butonin Aktivizo/Attiva.
Në këtë pikë ju duhet vetëm të prisni. Në këtë ekran, i quajtur pikërisht Shikimet e profilit/Visualizzazioni del profilo, do të mund të shihni në çdo kohë emrat e atyre që kanë parë profilin tuaj në 30 ditët e fundit. Megjithatë, ju kujtojme se do ju shfaqen vetëm personat që, kanë te aktivizuar, historikun e shikimeve në profilin e tyre.
Nëse dëshironi të çaktivizoni funksionin e shikimeve të profilit/Visualizzazioni del profilo, shtypni në çdo kohë ikonën e ingranazhit në këndin e sipërm djathtas dhe levizni levën që korrespondon me artikullin e historisë së shikimeve të profilit/Cronologia delle visualizzazioni del profilo në OFF/Fikur.
Përndryshe, nëse doni të dini se cilët janë njerëzit që vizitojnë profilin tuaj në TikTok, mund të hyni në seksionin Analitica/Analytics dhe nëpërmjet skedës Ndjekësit e rinj/Nuovi follower,, të merrni më shumë informacion rreth llogarive që ju ndjekin (Analiza e ndjekësve/Analisi sui follower). Ky ekran, i cili ka të bëjë me analizën e statistikave, mund të shihet edhe nga një kompjuter dhe siç do ta shpjegoj në kapitullin vijues, ju lejon të merrni të dhëna edhe më të plota.
Si te shikosh kush viziton profilin tend TikTok: Kompjuter
Nëse përdorni TikTok nga një kompjuter, nuk mund të përfitoni nga mjeti Shikimet e profilit/Visualizzazioni del profilo, pasi kjo nuk është aktualisht e aksesueshme nga faqja zyrtare e rrjetit social. Prandaj, në këtë rast specifik, duhet të përdorni zgjidhje te tjera.
Konkretisht, pas hyrjes në TikTok nepermjet browser (prsh Chrome ose Safari), mund t’i referoheni menusë së njoftimeve (ikona e balonës) e cila tregon të gjitha aktivitetet e kryera nga përdoruesit e tjerë në profilin tuaj, si pëlqimet/like/mi piace, komentet, përmendjet/menzioni dhe tag, dhe ndjekësit e rinj/nuovi follower (që padyshim rezulton në një shikim të përmbajtjes suaj në TikTok).
Përndryshe, mund të shtypni foton e profilit tuaj dhe më pas në artikullin Informacion analitik/Informazioni analitiche për të hyrë në skedat Përmbledhje/Overview, Përmbajtja/Contenuto, Ndjekësit e rinj/Nuovi follower dhe Live të cilat ju lejojnë të konsultoni statistikat e llogarisë tuaj.
Pra, nëse doni të keni më shumë informacion se kush e viziton profilin tuaj në TikTok, referojuni seksionit të ndjekësve të rinj/Nuovi follower, në të cilin, në një mënyrë më të thelluar se sa nga smartphone/tabletit, mund të shikoni detaje të tilla si ato që kanë të bëjnë me shpërndarja e ndjekësve sipas gjinise (Gender) ose territori i origjinës (Territoret më të mira/I migliori territori).