Si te terheqesh para nga portofoli MetaMask

Ne kete udhezues do ju shpjegojme se si te terheqesh para nga portofoli MetaMask. Ne fakt ka menyra te ndryshme per te menaxhuar kriptovalutat tuaja, si exchange (prsh Binance), wallet/portofol softwere (prsh MetaMask) apo wallet hardware (portofol fizik, si tip usb-je), deri ne momentin qe ti shisni ato.

Megjithate një nga sherbimet më të perdorur ne te gjithë boten është portofoli/wallet software MetaMask. Ai eshte falas, i lehtë për t’u përdorur, efikas dhe i sigurt, te pakten per shuma jo shume te medha kriptosh. Më poshtë do t’ju tregojme se si t’i tërheqni paratë tuaja nga ky portofol për t’i zhvendosur diku tjetër, sipas deshires tuaj.

Permbajtja

Si te terheqesh para nga portofoli MetaMask në Binance

Si te terheqesh para nga portofoli MetaMask

Procedura e parë që do ju tregojme është të tërhiqni kripto-n tuaj dhe ti transferoni ato në Binance, një nga exchange më të rëndësishem në botë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të hapni Binance. Pasi të jeni në faqen kryesore, pavarësisht nëse jeni duke përdorur versionin e internetit ose aplikacionin per telefon (Android/iPhone/iPadOS), shtypni butonin Depozitim/Deposita. Nga këtu zgjidhni opsionin e depozitimit të kriptomonedhës, më pas kërkoni për monedhën që dëshironi të transferoni nga lista ose duke përdorur shiritin e kërkimit.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Pasi të gjendet dhe zgjidhet monedha, do t’ju pyesin se cilin rrjet dëshironi të përdorni për transferimin. Kini shume kujdes, sepse nëse transferoni fondet tuaja nga një rrjet për shembull Ethereum në BSC, do t’i humbni plotësisht kriptot tuaja.

Si te terheqesh para nga portofoli MetaMask

Per te ditur nese po perdorni rrjetin e duhur, duhet të hapni MetaMask, pastaj shikoni se çfarë është shkruar në menunë rënëse në krye. Kjo menu është për zgjedhjen e portofolit/wallet qe do shikoni, i cili ndodhet në një chain të veçantë.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë, kur hapni një portofol/wallet MetaMask është sikur po hapni një numër të pafund të tyre, një për çdo blockchain të menaxhuar nga ky portofol. Token që blini në rrjetin Ethereum (për shembull), mund të shkëmbehen me wallet e tjera në të njëjtin rrjet, por jo ne rrjete të tjera.

Pra, nëse hapni MetaMask dhe shikoni zotërimet tuaja, shikoni chain qe ndodhet siper dhe zgjidhni atë kur të kërkohet në Binance. Nëse nuk e gjeni, nuk mund të transferoni fonde. Nëse gaboni chain të destinacionit, asetet tuaja do të përfundojnë në një portofol që nuk i mbështet ato, kështu që ato do të humbasin.

Si te terheqesh para nga portofoli MetaMask

Tani, pasi të keni zgjedhur rrjetin për transferimin në Binance, do t’ju shfaqet adresa për të depozituar vetëm atë monedhë nëpërmjet atij rrjeti. Nëse përpiqeni të dërgoni më shumë monedha, do t’i humbni ato përgjithmonë.

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Në këtë pikë, pasi të keni adresën, kopjoni atë. Nga këtu shkoni te MetaMask (qofte nga shtesa e shfletuesit Chorome ashtu edhe nga një aplikacion për telefon Android dhe iPhone/iPadOS nuk ka asnjë ndryshim), shtypni butonin Dërgo/Invia/Send dhe më pas ngjisni adresën në fjalë në shiritin që gjeni këtu. Pas një ngarkese të shkurtër, do t’ju shfaqet ndërfaqja për të vendosur se sa nga asetet tuaja do të transferoni dhe me një pamje paraprake të kostos së gazit (tarifa për operimin).

Pasi të jetë futur shuma, shtypni butonin Next/Avanti më pas konfirmoni operacionin. Nëse kjo nuk funksionon, ndoshta nuk keni para të mjaftueshme për të paguar tarifat. Nëse miratohet, pas një kohe që varion nga disa sekonda deri në disa orë ju do të merrni fondet tuaja. 

Dua të nënvizoj se, megjithëse me disa modifikime të lehta për shkak të një ndërfaqeje të ndryshme, procedura e sapo ilustruar është e vlefshme për çdo exchange tjetër, si Crypto.comKuCoin ose Young Platform.

Si te terheqesh para nga portofoli MetaMask

Nëse doni të tërhiqni para nga MetaMask, dijeni se nuk është e mundur të tërhiqni drejtpërdrejt monedhën fiat (Euro, Dollar, Jen etj) nga këto portofole, por ka mënyra të tjera për të marrë (pak a shumë) të njëjtën gjë.

Ajo që wallet/portofolet mund të trajtojnë janë kriptovalutat që mbajnë vlerën e dollarit dhe euros të quajtura ndryshe stablecoin, kështu që ju mund t’i konvertoni teknikisht zotërimet tuaja në këtë monedhë dhe ta tërhiqni atë. 

Duke filluar nga versioni i shfletuesit, gjëja e parë që duhet të bëni është të hapni portofolin tuaj dhe më pas të shtypni butonin Shkembe/Scambia që gjeni në faqen kryesore. Nga këtu, zgjidhni monedhën burimore në pozicionin e sipërm dhe monedhën e synuar në atë të poshtme, më pas shtypni butonin Verifiko shkëmbimin/Verifica scambio.

Natyrisht, në pozicionin e poshtëm, do t’ju duhet të vendosni një monedhë të qëndrueshme si USDC, USDT, DAI, EUROC ose ndonjë tjetër të interesit tuaj. Pasi të jetë përgatitur gjithçka dhe të verifikohet kursi i këmbimit (si dhe çmimi i gazit që kam përmendur tashmë), ju do të jeni në gjendje të miratoni konvertimin dhe do të përfundoni me monedha që në të gjitha aspektet janë të krahasueshme me dollarin (në fakt ato kanë një vlerë prej 1 me 1, dmth 1 $ = 1 USDC etj), por nuk do të mund t’i dërgoni në llogarinë tuaj bankare (për shembull).

Krijo sitin tend te Internetit me Elfa Web

Nëse po punoni nga një smartphone, procedura është praktikisht identike, por formulimet janë të gjitha në anglisht. Në faqen kryesore do të gjeni në fakt butonin Swap (ose shkëmbim), të njëjtën menu për zgjedhjen e monedhës fillestare dhe destinacionit, por do të duhet të shtypni butonin Merr kuotat/Get quotes në vend të verifikimit të kuotave dhe të konfirmoni transaksionin me një rrëshqitje.

Nga këtu, do t’ju duhet domosdoshmërisht të mbështeteni në një exchange për t’i dërguar këto aktive në llogari (siç tregohet në kapitullin e mëparshëm), ose t’i shisni ato në modalitetin Peer-to-peer (d.m.th. një shkëmbim midis individëve privatë), me të gjitha rreziqet që rrjedhin nga ky lloj transaksioni.

Si të tërhiqesh euro nga MetaMask

Nëse doni të dini se si të tërhiqni para nga MetaMask, e njëjta gjë vlen si për kapitullin e mëparshëm. Ju nuk mund të tërhiqni euro, por mund të tërhiqni monedha të qëndrueshme që përputhen me vlerën e euros, si EUROC ose EURST, dhe më pas t’i dërgoni në exchange dhe t’i transformoni në monedhë të fortë.

Wallet/portofolet nuk u krijuan për të trajtuar monedhën fiat dhe nuk mund të ndërlidhen me bankat në asnjë mënyrë, kështu që nuk ka zgjidhje të tilla. Exchange janë e vetmja mënyrë reale për të transformuar kripto-n në para reale, të sigurta dhe legale, ndaj ju këshillojme të mos kërkoni zgjidhje alternative dhe të rrezikshme në këtë drejtim.